TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Nëntor 2024, 20:33

Mund të dalë në hapësirë dhe të godasë lehtësisht SHBA, çfarë dimë deri tani për raketën me të cilën mburret Putin?

Shkruar nga Pamfleti

Mund të dalë në hapësirë dhe të godasë

Raketat e ndërmjetme kanë një rreze veprimi prej 3,000-5,500 km...

Vladimir Putin tha se Rusia do të fillojë prodhimin masiv të një rakete balistike të re hipersonike, jo-bërthamore, si ajo që goditi Ukrainën të enjten.

Në një fjalim televiziv mbrëmë, presidenti Putin tha se raketa me rreze të mesme veprimi, të cilën ai e quajti ‘Oreshnik’, u përdorur në një sulm në qytetin ukrainas të Dnipro në përgjigje të sulmit ukrainas me armët e SHBA dhe Britanisë.

Putin, u mburr me raketat, duke thënë se "askush në botë nuk ka armë të tilla". Ai tha se Moska do të fillojë t'i prodhojë ato në një shkallë masive.

Çfarë dimë për armën e re të Putinit?

Raketat e ndërmjetme kanë një rreze veprimi prej 3,000-5,500 km (1,860-3,415 milje), gjë që do t'u mundësonte atyre të godasin kudo në Evropë ose SHBA nga Rusia.

Analisti ushtarak i Sky News, Sean Bell, vëren se kjo nuk është një aftësi e re për Rusinë.

Ndërsa raketa që goditi Ukrainën të enjten nuk kishte një kokë bërthamore, Putin tha se është aq e fuqishme sa përdorimi i disa kokave konvencionale në një sulm, mund të jetë po aq shkatërrues sa një goditje me armë bërthamore.

Duke detajuar aftësitë e supozuara të raketës gjatë një fjalimi të enjten, Putin pretendoi se mbrojtja ajrore nuk do të ishte në gjendje ta shkatërronte atë, pasi ajo udhëton 10 herë më shumë se shpejtësia e zërit (10 Mach-12.348 km/h).

Sipas zyrtarëve ushtarakë ukrainas, raketa që goditi Dnipro kishte arritur një shpejtësi prej 11 Mach dhe mbante gjashtë koka luftarake jo-bërthamore, secila duke lëshuar gjashtë nënkoka. (Mach është një matje e shpejtësisë supersonike. 11 Mach është e barabartë me rreth 13,600 km / orë).

Bell tha se Oreshnik ka gjashtë deri në tetë koka të veçanta dhe secila prej tyre mund të programohet individualisht, që do të thotë se ato mund të godasin objektiva të ndryshëm menjëherë.

Normalisht, tha ai, raketa do të ishte projektuar për armë bërthamore, por ajo mund të mbajë edhe ato konvencionale.

Teksa vuri në dukje se shpejtësia e tyre i bën ato të vështira për t'u kapur, duke u ndalur te pretendimi i zotit Putin se asnjë sistem nuk mund t'i rrëzojë, ai tha se Perëndimi ka arritur t'i rrëzojë këto lloj formati raketash.

Është e vështirë t’i rrëzosh kur janë në hapësirë, por në mënyrë të pashmangshme ato ngadalësohen shumë sapo godasin atmosferën e Tokës dhe atëherë bëhen më të prekshëm”, tha ai.

Bell shpjegoi se si dendësia e ajrit ngadalëson raketat, duke rritur shanset për t'u kapur.

Mënyra se si funksionojnë raketat ndërkontinentale është duke kaluar në hapësirë, në mënyrë që ato të mund të udhëtojnë më shpejt. /Sky News

Lini një Përgjigje