
Erërat e forta kanë goditur Stambollin që prej ditës së enjte. Gjithashtu moti i keq ka shkaktuar kaos dhe përmbytje në vend.
Mediat raportojnë se avionët nuk ishin në gjendje të uleshin dhe po qarkullonin mbi aeroporte. Era e fortë ka paralizuar trafikun ajror, ndërsa janë anuluar 10 % e fluturimeve të planifikuara në Stamboll.
Stuhia ka penguar edhe lëvizjen e anijeve të pasagjerëve, ndërsa në disa porte ka pasur anulime.
Po ashtu, lëvizja e anijeve të pasagjerëve dhe catamaranëve është anuluar midis porteve evropiane dhe aziatike të Stambollit dhe Ishujve të Princave në drejtim të Bursës.
Dy anije mallrash të ankoruara në Detin Marmara pranë Kartalit në bregdetin aziatik u rrëmbyen nga era dhe u përplasën. Një valë gjigande ere mbi dy metra të larta në Detin Marmara përmbytën brigjet në anën evropiane të Stambollit.
Shërbimi meteorologjik njoftoi se dukuritë ekstreme të motit do të vazhdojnë edhe nesër, ndërsa pritet të intensifikohen me ulje të ndjeshme të temperaturës me 6 deri në 7 gradë krahasuar me ditët e mëparshme.
Ndërkohë, është shënuar viktima e parë nga stuhia ‘Bert’ që goditi Mbretërinë e Bashkuar. Raportohet se një 60 vjeçar ka ndërruar jetë në Hampshire pak para orës 8:00 të mëngjesit të sotëm pasi një pemë ra mbi makinën e tij.
Lini një Përgjigje