TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Nëntor 2024, 15:37

Çfarë fshihet pas sjelljeve të çuditshme të Putin? Bild: "Ngrirja" e presidentit rus bëhet virale në rrjet

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë fshihet pas sjelljeve të çuditshme të Putin?

Gazeta gjermane, Bild ka vënë në dukje një sjellje të pazakontë të presidentit rus, Vladimir Putin, gjatë një fjalimi të mbajtur për sulmin në Oreshnik, pranë lumit Dnipro.

Analiza e medias ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e paraqitjes së diktatorit rus, duke treguar detaje të cilat bien në sy për shkak të ndryshimit nga sjelljet e tij të zakonshme publike.

Sipas raportit, fjalimi i Putinit zgjati 7 minuta e 45 sekonda. Megjithatë, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ishte fakti që duart dhe gishtat e tij mbetën të palëvizur gjatë gjithë kohës.

Bild shkruan se duart ngjanin si të “ngjitura” pas tavoline ose të “ngrira” në vend dhe shkruan se ky mund të jetë rezultat i editimit ose ndonjë sjelljeje të qëllimshme për të përçuar stabilitet.

Kjo sjellje e pazakontë është në kontrast të qartë me gjestet dinamike dhe shpeshherë të animuara që kanë karakterizuar fjalimet e mëparshme të Putinit.

Putin njihet për lëvizjet e theksuara të duarve dhe përdorimin e tyre për të treguar emocion në mesazhet e tij, gjë që e bën këtë rast të veçantë dhe të debatueshëm.

Sipas Bild, ky ndryshim mund të jetë shenjë e një ndryshimi më të thellë në gjendjen e tij fizike ose mendore. Disa spekulime sugjerojnë se kjo mund të jetë një përpjekje për të maskuar ndonjë dobësi shëndetësore, ndërsa të tjera aludojnë për një strategji komunikimi të mirë-menduar për të shmangur shfaqjen e pasigurisë.

Çfarëdo qoftë arsyeja, kjo ka ndezur një valë të re aludimesh mbi gjendjen aktuale të liderit rus, i cili është bërë figurë qendrore në arenën ndërkombëtare, veçanërisht pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Lini një Përgjigje