TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Gusht 2025, 23:02

Bandat ekzekutojnë 8 persona në Ekuador, mes viktimave edhe vëllai i kryebashkiakut

Shkruar nga Pamfleti

Bandat ekzekutojnë 8 persona në Ekuador, mes viktimave edhe

Tetë persona u vranë sot kur një grup burrash të armatosur hapën zjarr përpara një klubi nate në një komunitet rural në Ekuadorin jugperëndimor, tha policia.

Autorët e krimit mbërritën në vendngjarje me dy furgonë dhe hapën zjarr ndaj një grupi personash që po pinin alkool në rrugë, përpara hyrjes së diskotekës, rreth orës 1:15 të mëngjesit (ora lokale) në qytetin Santa Lucia në provincën e Guayas.

Oficerët gjetën "disa persona të plagosur dhe shtatë trupa" me të mbërritur në vendngjarje, tha gjenerali i brigadës së policisë Javier Chango në një konferencë për shtyp.

Një person i tetë ndërroi jetë nga plagët e marra ndërsa po trajtohej në një spital lokal, shtoi ai.

Midis të vdekurve është një burrë i identifikuar si Jorge Urquijo, vëllai i kryetarit të bashkisë së qytetit me 38,000 banorë dhe pronar i klubit të natës.

Policia gjeti rreth 80 gëzhoja 9 mm dhe armë automatike në vendngjarje. Pas sulmit, personat e armatosur u kthyen në automjetet e tyre dhe ikën nga një "rrugë e panjohur", shtoi gjenerali i brigadës.

Në atë zonë, autoritetet arrestuan një person të armatosur me revolver i cili po udhëtonte në një kamionçinë , por ata nuk ishin në gjendje të përcaktonin nëse ky burrë ishte i përfshirë në sulm.

Policia ende nuk ka përcaktuar shkakun e masakrës.

Qyteti i Santa Lucias shpalli sot një ditë zie. "Ne bashkohemi në pikëllimin dhe lutjen tonë përballë këtij akti të dhunshëm që ka prekur komunitetin tonë", shkroi zyra e kryetarit të bashkisë Ubaldo Urquijo në mediat sociale.

Guayas është një nga katër provincat në të cilat Presidenti Daniel Noboa kohët e fundit zgjati gjendjen e jashtëzakonshme për dy muaj me qëllim luftimin e dhunës së bandave.

Lini një Përgjigje