
Një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter u regjistrua mbrëmjen e së dielës në Turqi, me epiqendër provincën Balikesir, ndërsa thellësia fokale ishte 11 kilometra.
Pas këtij tërmeti, u regjistruan edhe tre lëkundje të tjera pasuese me magnitudë 4.6, 4.1 dhe 4 Rihter .
Tërmeti u ndje kryesisht në Stamboll, por edhe në ishujt në Egjeun lindor dhe Detin Marmara. Tërmeti u ndje veçanërisht në Mytilene , duke shqetësuar banorët dhe vizitorët.
Të paktën 10 ndërtesa u shembën nga tërmeti i fortë, u kryen katër operacione shpëtimi, ndërsa dy persona janë bllokuar në rrënoja.
Sipas një njoftimi nga Ministria e Brendshme, deri më tani nuk raportohet për të lënduar.
Lini një Përgjigje