
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka paralajmëruar se SHBA-të po përgatisin Europën për një konflikt të drejtpërdrejtë ushtarak me Rusinë.
Ai theksoi se konflikti i armatosur që Uashingtoni po përgatit me përfshirjen e Europës, do të ishte një ‘’aventurë vetëvrasëse’’, në rastin se regjimi i Zelenskyt nuk do t’ia dilte.
Lavorv shtoi se Kremlini nuk e ka mbyllur derën e dialogut me Perëndimit, por se do të vlerësojë çdo propozim mbi bazën e interesave të veta.
Deklarata e tij vjen teksa Rusia ndërmori një valë sulmesh me raketa e dronë rreth Ukrainës. Në rajonin e Kharkiv ku u shënjestrua një zonë rezidenciale, të paktën 14 persona mbetën të plagosur, mes të cilëve 4 efektivë policie, raporton A2.
Gjithashtu, u dëmtua një supermarket, dhe godina të tjera. Ndërkohë, sipas autoriteteve në Kiev, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan të gjithë dronët që synuan kryeqytetin gjatë natës.
Lini një Përgjigje