
Përmbytjet katastrofike goditën edhe një qytet tjetër në Spanjë, këtë herë Barcelona dhe aeroporti El Prat u përmbytën.
Në të vërtetë, alarmi i kuq është shpallur për “rrezik ekstrem” për shkak të shirave të rrëmbyeshëm, ndërsa ekipet e kërkimit vazhdojnë kërkimet për trupa në zona të tjera.
Aeroporti kryesor i qytetit, El Prat, është përmbytur nga vëllime të mëdha uji, duke rezultuar në anulimin e fluturimeve dhe mbylljen e autostradave kryesore.
Rrugët janë bllokuar nga vëllime të mëdha uji me drejtuesit e mjeteve që bëjnë çdo gjë të mundshme për të manovruar nëpër rrugët e përmbytura në përpjekje për të arritur në shtëpitë e tyre për siguri.
Acceso al aeropuerto Josep Tarradellas Barcelona - El Prat. pic.twitter.com/6tn8ctAK64
— Wasilla 21???????????????????????????????? (@wasilla21) November 4, 2024
Videot tronditëse që bëjnë xhiron e internetit tregojnë ujin që rrjedh nëpër parkingje dhe në ndërtesën kryesore, ndërsa në të njëjtën kohë pikon nga tavani.
Akumulimi i ujit në një tunel në linjën e shpejtësisë së lartë pranë El Prat de Llobregat të Barcelonës, që lidhet me Madridin, ka çuar në ndërprerjen e shërbimeve midis kryeqytetit katalanas dhe Tarragona, tha ministri i Transportit Oscar Puente.
Mëngjesin e sotëm Këshilli Bashkiak i Barcelonës vazhdoi me ngritjen e një Komiteti Emergjence për të koordinuar shërbimet përkatëse dhe për të monitoruar nga afër zhvillimin e motit të keq Dana në qytet.
????????#España | Imágenes dentro del Aeropuerto de #Barcelona “El Prat” tras las intensas lluvias. pic.twitter.com/KrmEi7S3mb
— CadenaSé.com (@CadenaSeCom) November 4, 2024
Lini një Përgjigje