
Një sulm me sëpatë ka ndodhur mëngjesit e kësaj të hënë në një stacion treni në Paris.
Katër persona u plagosën, dy prej tyre rëndë, nga sulmet me sëpatë në një stacion treni në rajonin e Parisit , tha një burim policor.
Rreth orës 08:00 me orën lokale, në stacionin Ouxaire-la-Ferrières, rreth 30 kilometra në lindje të Parisit, shpërtheu një përleshje mes disa personave për një arsye ende të panjohur.
Mësohet se një prej viktimave është qëlluar me sëpatë në kokë ndërsa dy të tjerë janë plagosur lehtë.
Lini një Përgjigje