TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Nëntor 2024, 08:41

Meloni nuk tërhiqet nga operacionet në Gjadër, “Libra” sjell sot 70 emigrantë nga Italia

Shkruar nga Pamfleti
Meloni nuk tërhiqet nga operacionet në Gjadër,
Giorgia Meloni

Anija e re me emigrantë do të niset nga Italia drejt kampit të Gjadrit këtë të hënë, ka njoftuar La Repubblica. E cilësuar si ngarkesa e parë e plotë, në artikull thuhet se Shqipëria do të presë të paktën 60-70 refugjatë azilkërkues, ndoshta edhe më shumë.

Ndërsa qeveria e Giorgia Meloni nuk ka bërë hapa pas me marrëveshjen e nënshkruar me Shqipërinë për shkak të vendimeve të Gjykatës së Romës, është theksuar fakti se ngarkesat me emigrantë janë vonuar jo më për arsyje ligjore për për shkak të kushteve atmosferike jo optimale në ujërat e Mesdheut.

“Një "paralajmërim i hershëm" i vendosur për të mërkurën u anulua për shkak të valës së sirokut e cila ngriti valë deri në katër metra dhe eliminoi efektivisht mbërritjet. E dyta, e planifikuar për ditët në vijim, u shty për shkak të kushteve jo optimale të detit”, shkruan La Repubblica.

Marrëveshja midis Italisë dhe Shqipërisë është nënshkruar me 6 nëntor të vitit të shkuar dhe do të ketë fuqi zbatuese për 5 vite. Punimet mbi ndërtimin e kampit të Gjadrit kanë përfunduar në fillim të këtij muaji ndërsa ngarkesa e parë me 16 emigrantë nga Egjipiti dhe Bangladeshi, ka mbërritur në bregun e Shëngjinit me datë 16 tetor.

Por vetëm disa orë pas mbërritjes Gjykata e Romës urdhëroi kthimin e menjëhershëm në Itali të 12 emigrantëve të sjellë në Shqipëri pasi vinin nga vende jo të sigurta.  

meloni

Lini një Përgjigje