
Një biznesmen i njohur amerikan u vra në qendër të qytetit Manhattan ditën e sotme.
Brian Thompson, CEO i UnitedHealthcare, po shkonte në hotelin New York Hilton në qendër të Manhattanit, i veshur me kostum dhe kravatë, për të marrë pjesë në një konferencë. Një person i armatosur, për të cilin hetuesit thonë se kishte pritur disa orë përpara se të mbërrinte Thompson, hapi zjarr nga disa metra larg, duke qëlluar disa herë pas shpine, duke e lënë të vdekur në vend.
Sipas Neë York Times, personi i armatosur me sa duket e dinte se nga cila derë do të hynte Thompson.
Policia tha se po ofron 10,000 dollarë për këdo që ka informacion për autorin e vrasjes së Thompson, i cili u largua nga vendngjarje me një biçikletë.
Lini një Përgjigje