TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Dhjetor 2024, 17:01

Po planifikonin vrasjen e Melonit, shkatërrohet grupi neo-nazist “Ujku” në Itali! (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Po planifikonin vrasjen e Melonit, shkatërrohet grupi neo-nazist

Grupi neo-nazist dhe supremacist zhvillonte aktivitetin e propagandës dhe rekrutimit të burrave dhe grave të reja gati për revolucion përmes grupeve në Telegram...

Autoritet italiane kanë shkatërruar një organizatë neo-naziste, e cila dyshohet se po përgatitej të vriste kryeministren Giorgia Meloni. Organizata njihej me nofkën “Ujku” dhe bazën e kishte në Bolonja, por që dyshohet se ka pasur anëtarë në të gjithë Italinë.

Deri më tani janë vënë në pranga 12 persona. Ata akuzohen për terrorizëm, propagandë dhe nxitje të krimeve për arsye racore, diskriminim etnik dhe fetar, si dhe mbajtje të armëve të zjarrit.  Janë gjithsej 25 të dyshuar, të moshës nga 19 deri në 76 vjeç dhe disa prej të cilëve tashmë i janë nënshtruar kontrolleve.

Po planifikonin vrasjen e Melonit, shkatërrohet grupi neo-nazist

Në shënjestër Meloni

Grupi përkufizohet nga hetuesit, si një "qelizë e vërtetë e organizuar, tashmë në fazën operacionale dhe e aftë për të kryer sulme edhe me teknikat e përdorura nga të ashtuquajturit "ujqër të vetmuar”. Hetimet kanë treguar se celula neonaziste kishte përgatitur “sulmeve të rënda” ndaj Melonit dhe të një ekonomisti nga Forumi Ekonomik Botëror.

Po planifikonin vrasjen e Melonit, shkatërrohet grupi neo-nazist

Nga sa kuptojmë, të dyshuarit kanë folur për këtë në disa biseda të përgjuara. Gjithashtu, akuzohen për veprimtari propagandistike, prozelitizëm dhe përgatitje të veprimeve të dhunshme, si spastrimi i tradhtarëve të lëvizjes.

Organizata

Ujku ose Wehrwolf ("njeri- ujk") ishte një organizatë rezistence e themeluar dhe drejtuar nga Schutzstaffel, gjatë muajve të fundit të Luftës së Dytë Botërore, për të kryer akte sabotazhi dhe luftë guerile kundër aleatëve.

Po planifikonin vrasjen e Melonit, shkatërrohet grupi neo-nazist

Organizimi i këtyre njësive iu besua Komandantit të Përgjithshëm të SS Himmler, i cili e vendosi atë nën komandën e SS-Obergruppenführer Adolf Prutzmann dhe SS-Brigadeführer Karl Pfaumer. 

Rekrutimi në Telegram

Grupi neo-nazist dhe supremacist zhvillonte aktivitetin e propagandës dhe rekrutimit të burrave dhe grave të reja gati për revolucion përmes grupeve në Telegram të quajtura «Werwolf Division Discussions» dhe «New Dawn Movement» (kjo e fundit edhe më e kufizuar dhe e lindur në një moment të dytë me synimin për të fshehur projektet më të dhunshme dhe gjithashtu i dobishëm për formimin e 'luftëtarëve').

Hetimi filloi nga një fletpalosje

Hetimi nisi në nga fletushka që autoritetet i gjetën në vitin 2022 të shpërndara në të gjithë territorin Emilian, të përcaktuar nga militantët si "eksploziv", që përshkruanin imazhin e një njeriu me të ashtuquajturën "maskë kafke" dhe të armatosur me simbolin nazist të diellit të zi dhe citimin e ekstremistit të djathtë francez Dominique Venner: "Asgjë nuk do të arrihet derisa farat e regjimit liberal të çrrënjoset deri në rrënjë”.

Po planifikonin vrasjen e Melonit, shkatërrohet grupi neo-nazist

Përveç Bolonjës, kontrolle po kryhen në Brindisi, Lecco, Milano, Monza Brianza, Modena, Palermo, Pesaro Urbino, Pescara, Pordenone, Ravenna, Romë, Teramo, Trieste, Vercelli dhe Vicen. /Corriere Della Sera

Po planifikonin vrasjen e Melonit, shkatërrohet grupi neo-nazist

Po planifikonin vrasjen e Melonit, shkatërrohet grupi neo-nazist

 

Lini një Përgjigje