TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Dhjetor 2024, 17:20

Biden e zë gjumi në takimin me liderët në Angola, pamjet bëhen virale (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Biden e zë gjumi në takimin me liderët në Angola, pamjet

Presidenti i SHBA Joe Biden është bërë sërish viral, teksa shihet që e zë gjumi gjatë një takimi me udhëheqësit afrikanë në portin Lobito të Angolës.

Videoja virale tregon Presidentin amerikan në detyrë duke dremitur. Takimi u mbajt për të avancuar një plan për ndërtimin e një hekurudhe që mund të kanalizojë mineralet kritike nga Kongo dhe Zambia në Perëndim nëpërmjet Lobitos dhe të kundërshtojë ndikimin kinez në rajon.

Ky moment i sikletshëm është përsëritur pasi kujtojmë se, presidentin amerikan e ka zënë gjumi gjatë fjalimeve të samitit për klimën në Glasgow, ndërsa dikush shkoi për ta zgjuar.

Lini një Përgjigje