
Kreu i një kompani të madhe të kujdesit shëndetësor në SHBA është qëlluar për vdekje në Nju Jork, në atë që thuhet se ishte një atentat i planifikuar.
Brian Thompson, 50 vjeç, u qëllua për vdekje në gjoks në orën 6:46 të mëngjesit me orën lokale jashtë hotelit Hilton në qendër të Manhatanit. Ai ishte shefi ekzekutiv i UnitedHealthcare që nga prilli 2021.
Ai u dërgua në një spital aty pranë, por nuk mundi të shpëtohej.

Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, tha se duket se të shtënat ishin "një vrasje e paramenduar".
Gruaja e z. Thompson, Paulette Thompson, tha se ai kishte marrë disa herë kërcënime. "Ka pasur disa kërcënime," tha ajo në një telefonatë në NBC News. "Nuk di detaje. Unë vetëm e di që ai tha se kishte disa njerëz që e kishin kërcënuar."
Dyshohet se autori ka përdorur armë me silenciator. I dyshuari është një burrë i bardhë i veshur me kapuç të zi, pantallona të zeza dhe një çantë shpine gri.
UnitedHealthcare është krahu i djathë i gjigantit të sigurimit të kujdesit shëndetësor UnitedHealth Group.
Kompania anuloi pjesën e mbetur të takimit të saj vjetor me investitorët në qytetin e Nju Jorkut, ku po përditësonte Wall Street-in mbi drejtimin dhe pritshmëritë e saj për vitin e ardhshëm. Zoti Thompson do të fliste në konferencë.
Lini një Përgjigje