
Disa muaj pasi Danimarka u dakordësua me Kosovën për marrjen me qira të hapësirave në burgun e Gjilanit për të akomoduar persona të dënuar në vendin skandinav, edhe Suedia po sheh mundësinë që të marrë burgje me qira në vende të ndryshme.
Ministria suedeze e Drejtësisë ka shqyrton mundësinë që Suedia të marrë me qira burgje apo qeli n godinat e vuajtjes së dënimit, jashtë vendit.
Ende nuk dihet se në cilat vende Qeveria suedeze do të synojë të marrë burgje me qira, për të zhvendosur të burgosurit apo ata që presin dënimin nga drejtësia e vendit skandinav.
Ekziston nevoja për të punuar dhe gjetur zgjidhje të reja brenda Shërbimit të Burgjeve dhe Provës, thotë Ministri i Drejtësisë Gunnar Strömmer në një konferencë për shtyp.
Sipas tij, një rrugë është kërkimi i bashkëpunimit me vendet e tjera për kujdesin ndaj burgjeve.
Në propozimin që po i dorëzohet tashmë qeverisë, duket se nuk ka asnjë pengesë as në Kushtetutë, as në Konventën Evropiane për dhënien me qira të burgjeve jashtë vendit.
“Ne kemi nxjerrë përvoja dhe kemi biseduar me vende që e kanë bërë këtë më parë”, thotë hetuesi Mattias Ëahlstedt, duke shtuar është një ndryshim paradigme, diçka e re, diçka e madhe dhe ngre pikëpyetje. Por kjo është bërë kohët e fundit nga vendet në afërsi.
Ai përmend Norvegjinë, Belgjikën dhe Danimarkën, si vende që kanë përdorur praktika të tilla.
Megjithatë, Ëahlstedt beson se një shumicë e kualifikuar në Riksdag do të kërkohet për të miratuar marrëveshje të tilla.
Hetuesi beson se vendet e burgut duhet të merren me qira vetëm në vendet që janë anëtare të BE-së ose ZEE-së. Dallimet midis një burgu suedez dhe një vendosjeje jashtë vendit duhet të jenë "sa më të vogla të jetë e mundur", sipas hetuesit.
Sipas Gunnar Strömmer, diskutimet janë duke vazhduar me vende të ndryshme, por nuk ka marrëveshje të qarta.
Më parë është raportuar se qeveria është në bisedime me Estoninë.
Lini një Përgjigje