
Donald Trump duket se ka nisur me “dorë të hekurt” detyrën, duke tentuar të kufizojë sa më shumë shpenzimet. Por një vendim i marrë së fundmi ka shkaktuar habi. Administra e re ka vendosur të ndalojë dërgimin e prezevativëve në Gaza.
Sekretarja e re e shtypit Karoline Leavitt, tha se Departamenti i Efiçencës së Qeverisë i Elon Musk dhe Zyra e Shtëpisë së Bardhë për Menaxhimin dhe Buxhetin zbuluan se rreth 50 milionë dollarë dolën nga taksapaguesit për të financuar prezervativët në Gaza.
“Kjo është një humbje e kotë e parave të taksapaguesve“, u shpreh Leavitt në konferencën për shtyp.
Prezervativët janë një element i zakonshëm i dërgesave të ndihmës së huaj. Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar thotë se prezervativët luajnë një rol të rëndësishëm në përpjekjet e USAID-it për parandalimin, kujdesin dhe trajtimin e HIV-it.
Lini një Përgjigje