Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier ka reaguar për ndërhyrjen e miliarderit Elon Musk në zgjedhje, duke paralajmëruar se armiqtë e demokracisë duhet të merren seriozisht.
"Fëmijët nuk duhet të jenë fajtorë për mëkatet e prindërve të tyre, e lëre më stërgjyshërit e tyre", tha ai duke iu referuar me sa duket të kaluarës naziste të Gjermanisë.
Në fund të fjalimit të tij në Bundestag, Steinmeier kujton një fjalim të të mbijetuarit Leon Weintraub, i cili u kërkoi liderëve globalë që morën pjesë në përkujtimin e Aushvicit të hënën që të "shmangën gabimin e viteve 1930, kur bota nuk arriti ta merrte seriozisht regjimin nazist".
Fjalët e tij u cilësuar si një kritikë për miliarderin amerikan Elon Musk, i cili gjatë fundjavës bëri një paraqitje surprizë gjatë fushatës zgjedhore të Gjermanisë Alternative für Deutschland (AfD) në Halle në Gjermaninë lindore të shtunën.
Tensioni i vazhdueshëm në SHBA me deklaratat e ashpra të biznesmenit miliarder Elon Musk , i njohur për afërsinë e tij me Presidentin Donald Trump , kundër qeverisë gjermane, u përshkallëzua më tej për shkak të fjalëve të Musk për "historinë gjermane".
Elon Musk, i cili tërhoqi vëmendjen me mbështetjen e tij për partinë Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila është bërë forca e dytë politike në Gjermani , mori pjesë në një aktivitet të fushatës zgjedhore të AfD përmes video-lidhjes gjatë fundjavës dhe tha se "Gjermania fokusohet shumë mbi krimin e së kaluarës”.
Reagimet i shtoi fakti që këto deklarata erdhën pak para 27 janarit, përvjetorit të çlirimit të kampit të Aushvicit në Gjermaninë naziste, ku u vranë më shumë se 1 milion njerëz, shumica prej tyre hebrenj.
Musk kishte bërë më parë deklarata shumë të ashpra kundër qeverisë gjermane dhe kryeministrit Scholz dhe pretendonte se "vetëm AfD mund ta shpëtojë Gjermaninë". Musk, pronari i X, një prej platformave kryesore të mediave sociale në botë, bëri një transmetim të drejtpërdrejtë me bashkëkryetaren e AfD, Alice Weidel, ndërkohë që po vazhdonte numërimi mbrapsht për zgjedhjet e 23 shkurtit, gjë që solli diskutime për ndërhyrje në zgjedhje.
Musk, i cili është ndër mbështetësit më të mëdhenj të Presidentit Donald Trump, i cili u betua në detyrë në Shtetet e Bashkuara më 20 janar, u emërua kreu i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, i krijuar nën administratën Trump.
Lini një Përgjigje