
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar presidentit të SHBA Donald Trump të mbështesë Ukrainën dhe të nxisë homologun e tij rus, Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës. Ai shpreson se Trump do të luajë rol kryesor në negociatat për paqe.
Zelensky deklaroi se “përfundimi i fazës së nxehtë të luftës është kritike”. Ai theksoi se Uashingtoni duhet të marrë pjesë në marrëveshjet e Minskut – të nënshkruara në 2014 dhe 2015 në një përpjekje për të siguruar një armëpushim midis qeverisë së Ukrainës dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në lindje të vendit.
Presidenti ukrainas deklaroi gjithashtu se Putini mund të ishte detyruar të punojë për t’i dhënë fund luftës realisht, nëse SHBA-të ishin të përfshira.
“Një Amerikë e fortë mund ta kishte detyruar Putinin për një paqe të vërtetë, jo vetëm për një konflikt të ngrirë”, u shpreh Zelensky.
“Unë jam i bindur se nëse presidenti Trump dëshiron, ai mund ta detyrojë Putinin të shkojë drejt paqes”, shtoi ai.
Lini një Përgjigje