TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Prill 2023, 07:50

Arrestimi i Donald Trump, ish presidenti i SHBA mbledh 7 milionë dollarë për 24 orë

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimi i Donald Trump, ish presidenti i SHBA mbledh 7 milionë
Ishj-presidenti i SHBA, Donald Trump

Çështja e arrestimit të ish-Presidentit të Amerikës Donald Trump, ka tronditur opinionin publik në Amerikë por edhe më gjerë, duke u bërë ngjarje e cila do të futet në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Studiuesi Auron Tare për “Top Story”, ka bërë me dije se nga ndjekësit e Trump kanë mbledhur rreth 7 milionë dollarë ndihma për politikanin, për fushatën zgjedhore vitin e ardhshëm.

Ai tha se edhe pse janë akuza ndaj Trump, sipas polleve 60% e popullsisë mendojnë se kjo është një çështje e stisur politike për të dëmtuar imazhin e ish-Presidentit për zgjedhjet e ardhshme.

“Çdo amerikan dje dhe sot e ka ndjekur me shumë interes çështjen historike të Trump, ku historia ndryshon pasi një ish president paraqitet para gjykatës ku i merren shenjat e gishtave dhe është i akuzuar për 34 akuza të lidhur me çështje të cilat sipas polleve që janë bërë dje dhe sot 60% mendojnë se është një përpjekje politike për të dëmtuar Trump dhe për të penguar rikthimin e tij në kolltukun presidencial. Ndërkohë që të gjithë mediat flasin nga dje dhe sot janë mbledhur 7 milionë ndihma për fushatën presidenciale. Me gjithë këtë vëmendje negative ai përsëri po mbledh fonde për fushatën. Trump si një njeri  cili e njeh mjaft mirë se çfarë ndodh sot në Amerikën modern, por e përdor këtë në avantazhin e tij.”, tha Tare.

Janë 34 akuza që rëndojnë mbi ish presidentin amerikan Donald Trump nga një gjykatë e Nju Jorkut.

Në thelb të tyre janë falsifikimet në mënyrë të përsëritur përmes mashtrimit të të dhënave të biznesit në metropolin amerikan për të mbuluar krimet që fshihnin informacione të dëmshme nga publiku me të drejtë vote gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Përfshirë këtu edhe pagesën prej 130 mijë dollarësh të një aktoreje të filmave pornografikë, Stormy Daniels. Kjo e fundit ka rrëfyer në 2016 se kishte një lidhje jashtëmartesore me Trump, pa u bërë president i SHBA. Në atë kohë, avokati i Trump, Michael Cohen i pagoi 130 mijë dollarë Daniels që mos të fliste dhe e regjistroi pagesën si një transaksion financiar biznesi.

Më pas Cohen tha se e kishte bërë këtë me urdhër të Trump. Këtu nis saga e akuzave nga prokuroria që pretendon se Trump i kaloi pagesën Cohen në llogarinë bankare dhe transferta u bë me shënimin ‘tarifë ligjore’.

Sipas prokurorëve, kjo do të thotë se Trump ka falsifikuar të dhënat, që është një vepër penale në Nju Jork. Trump u paraqit dje para gjykatësit ku ju lexuan 34 akuzat e prokurorisë, teksa mbështetësit e tij dolën në rrugë për të protestuar. Ish-presidenti Donald Trump hyri në gjykatë rreth 20 minuta pas prokurorit Alvin Bragg. Në sallën e gjyqit ai i mohoi të gjitha akuzat.

trump

Lini një Përgjigje