
Komisioneria ruse për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova, e cila po kërkohet për krime lufte për dëbimin e fëmijëve nga Ukraina, tha në një takim të OKB-së se ata ishin marrë për sigurinë e tyre dhe se Moska po koordinon me organizatat ndërkombëtare për t'i kthyer ata te familjet e tyre.
Ambasadorët nga vendet perëndimore bojkotuan mbledhjen jozyrtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke dërguar diplomatë të nivelit të ulët. SHBA, MB, Shqipëria dhe Malta u larguan kur Maria Lvova-Belova filloi t'i drejtohej takimit me lidhje video.
Gjykata Ndërkombëtare Penale muajin e kaluar lëshoi një urdhër arresti për të dhe Vladimir Putin, duke i akuzuar ata për rrëmbim të fëmijëve nga Ukraina. Rusia, e cila mban presidencën e radhës të Këshillit të Sigurimit këtë muaj, thirri takimin e sotëm për të kundërshtuar atë që pretendon se është dezinformim për fëmijët ukrainas.
Ambasadorja e SHBA Linda Thomas-Greenfield u tha gazetarëve përpara takimit se Uashingtoni e kundërshtoi fuqimisht konferencën dhe iu bashkua MB në bllokimin e OKB-së nga transmetimi i takimit nga jashtë.
“Zonja Lvova-Belova nuk duhet të lejohet të ketë një podium ndërkombëtar për të përhapur dezinformata dhe të përpiqet të mbrojë veprimet e saj të tmerrshme që po ndodhin në Ukrainë", tha zonja Thomas-Greenfield.
Kyiv pretendon se rreth 8,000 fëmijë janë dëbuar në Rusi, por numri i saktë ka qenë i vështirë për t'u përcaktuar.
Lini një Përgjigje