TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Prill 2023, 22:06

Nga palestra e bilardo te suita/ Kjo është anija ku do të strehohen emigrantët shqiptarë që shkojnë në Britani

Shkruar nga Pamfleti

Nga palestra e bilardo te suita/ Kjo është anija ku do të

Qeveria britanike ka publikuar disa pamje nga një ndërtesë-anije e vendosur në ujë, ku do të strehohen emigrantët që kërkojnë azil, përfshirë edhe shqiptarët.

Mediat e huaja bëjnë me dije se anija e quajtur Bibby Stockholm mund të strehojë 500 emigrantë dhe do të jetë më e lirë sesa hotelet. Kjo anije do të ankorohet në Portland të Anglisë jugperëndimore.

Bibby Stockholm përmban një palestër, bar, dhomë lojërash dhe më shumë se 220 dhoma gjumi si dhe suita. Anija  dikur u përdor nga Holanda për të strehuar 500 azilkërkues në vitet 2000.

“Zyrtarët qeveritarë vunë në dukje statistikat që sugjeronin se numri i shqiptarëve që përpiqeshin të kalonin Kanalin kishte rënë në tre muajt e parë të 2023. Kjo pasoi një marrëveshje të arritur në dhjetor me qeverinë shqiptare për të lehtësuar kthimet”, thuhet ndër të tjera në një shkrim të “Bloomberg”.

 

anije strehim emigrante shqiptare britani

Lini një Përgjigje