
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rinisur shpalljet “non grata”.
Ditën e sotme janë futur në listë të zezë katër zyrtarë gjeorgjianë për korrupsion.
Lajmi është njoftuar nga sekretarin amerikan i shtetit, Anthony Blinken nëpërmjet një postimi në Twitter. Blinken shkruan se SHBA qëndron me qeverinë gjeorgjiane për një qeverisje demokratike.
“Sot caktova katër ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë gjeorgjianë për korrupsion të konsiderueshëm, duke i bërë ata të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Ne qëndrojmë me qeverinë dhe popullin e Gjeorgjisë në përpjekjet e tyre për të avancuar transparencën dhe qeverisjen demokratike”, shkruan Blinken.
Duhet theksuar se dhe në Shqipëri ka disa emra non grata, por fakti që SHBA vijon të godasë të korruptuarit, tregon se mund të kemi dhe emra të tjerë që do kenë fatin e Berishës, Llallës, Doshit apo Dakos.
Today I designated four Georgian former and current officials for significant corruption, making them ineligible to enter the United States. We stand with the government and people of Georgia in their efforts to advance transparency and democratic governance.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) April 5, 2023
Lini një Përgjigje