
Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak tha se Kievi do të rimarrë Krimenë në një periudhë shumë të shkurtër. Ai shtoi se Ukrainës do i duhen vetëm 6-7 muaj për të rimarrë territorin e aneksuar që 2014 nga Rusia. Sipas tij ky është një optimizëm i tepruar, por është një optimizëm i verifikuar matematikisht.
Podolyak tha se Rusia nuk ka burime të mjaftueshme për t’i bërë ballë kundërsulmit të Ukrainës, i cili pritet të nisë në fund të prillit ose në fillim të muajit maj.
“Rusia nuk ka burime të mjaftueshme për të trajtuar situatën në Krime. Ukraina do ta rimarrë gadishullin në një kohë shumë të shkurtër, gjashtë muaj, pesë muaj, shtatë muaj. Ndoshta ky është një optimizëm i tepruar, por është një optimizëm i verifikuar matematikisht. Ura e Kerçit do të shembet pas”, tha këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak.
Për Podolyak, nëse Moska fillon të tërheqë trupat e saj nga Ukraina, atëherë Kievi mund të ulet në tryezën e bisedimeve me Moskën.
Lini një Përgjigje