TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Prill 2023, 20:06

Dështimi përballë Milatoviç në zgjedhjet presidenciale, Gjukanoviç jep dorëheqjen si kryetar partie 

Shkruar nga Pamfleti

Dështimi përballë Milatoviç në zgjedhjet

Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Milo Gjukanoviç ka njoftuar se do të japë dorëheqje nga ky post, pas humbjes që pësoi në zgjedhjet presidenciale.

Gjukanoviç e ka drejtuar Partisë Demokratike të Socialistëve DPS-në që nga viti 1998, ndërkohë që tani pas tërheqjes së tij, drejtimin e saj do e marrë Danijel Živković. Seanca e Bordit Kryesor të DPS-së është njoftuar se do të mbahet ditën e nesërme.

Gjukanoviç më herët kishte paralajmëruar se do të largohej nga pozita udhëheqëse në parti dhe se duhet të mbahen zgjedhje të menjëhershme brenda DPS-së për të zgjedhur një lidershipi të ri të partisë, raporton "Vijesti".

Kujtojmë se Gjukanoviç ishte në garë përballë Jakov Milatović, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ku humbi me një rezultat të thellë, pasi mori vetëm 41.12 për qind të votave.

gjukanoviç dorëhiqet dps

Lini një Përgjigje