TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Gusht 2024, 22:56

Arrestimi i themeluesit, reagon Telegram: Nuk ka asgjë për të fshehur, presim që çështja të zgjidhet menjëherë!

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i themeluesit, reagon Telegram: Nuk ka asgjë për të

Ekipi i Telegram-it ka reaguar të dielën në mbrëmje për arrestimin e themeluesit të kësaj platforme, Pavel Durov në Francë.

“Telegram funksionon në përputhje me ligjet e Bashkimit Evropian, duke përfshirë Aktin e Shërbimeve Digjitale - moderimi i tij është në përputhje me standardet e industrisë dhe po përmirësohet vazhdimisht. CEO i Telegram Pavel Durov nuk ka asgjë për të fshehur dhe udhëton shpesh nëpër Evropë. Është absurde të pretendosh se platforma apo pronari i saj është përgjegjës për funksionimin abuziv”, thuhet në njoftimin përkatës.

Ekipi i platformës shtoi se presin që kjo situatë të zgjidhet sa më shpejt. Të shtunën mbrëma, mediat franceze raportuan se themeluesi i Telegram u arrestua në aeroportin Le Bourget .

Arrestimi u bë teksa ai po zbriste nga një avion privat, pasi kishte mbërritur, me shumë gjasa, nga Azerbajxhani.

Sipas mediave lokale, Durov, i cili ka nënshtetësi franceze, ishte në listën e të kërkuarve të vendit për një sërë veprash që lidhen me funksionimin e Telegram.

 

arrestim telegram themelues

Lini një Përgjigje