TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Gusht 2024, 22:48

Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën një person; plagosen katër të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën një person;

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Greqi, ku një 55-vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka humbur jetën pas një përplasjeje mes dy makinave.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin Selanik-Petritsi. Makina që drejtohej nga 55-vjeçari dhe që po shkonte drejt Kilkisit, u përplas kokë më kokë me një makinë tjetër që drejtohej nga një grua 44-vjeçare.

Në vendngjarje shkuan forca të shumta të policisë dhe zjarrfikësve, të cilët bënë të mundur nxjerrjen e trupit të 55-vjeçarit. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Selanikut ku u konstatua i vdekur.

Drejtuesja 44-vjeçare e makinës tjetër është transportuar dhe po trajtohet në spitalin e Kilkisit.

Në makinën që drejtonte gruaja ndodhej edhe një 38-vjeçar dhe dy vajza, secila nga 3 vjeç. 38-vjeçari dhe fëmijët janë transportuar dhe po trajtohen në spitalin Georgios Gennimatas në Selanik.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit dhe hetimet paraprake po kryhen nga Policia Rrugore e Kilkisit.

greqi aksident nje person

Lini një Përgjigje