TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Gusht 2024, 22:30

Çfarë ndikimi ka Hezbollahu në Liban dhe a do të hyjë në luftë me Izraelin?

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë ndikimi ka Hezbollahu në Liban dhe a do të hyjë
Lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah

Ishte një përshkallëzim i rëndësishëm pas 10 muajsh shkëmbime zjarri përgjatë kufirit Izrael-Liban, të cilat kanë shtuar frikën e një lufte të gjithanshme mes dy armiqve.

Ushtria izraelite tha se avionët e saj goditën paraprakisht mijëra raketahedhës të Hezbollahut në të gjithë Libanin jugor ditën e sotme, pasi identifikuan se Hezbollahu po përgatiste një sulm ndaj Izraelit.

Më pas Hezbollahu tha se lëshoi qindra raketa dhe dronë në Izrael në një përgjigje fillestare ndaj vrasjes së komandantit të lartë muajin e kaluar.

Ishte një përshkallëzim i rëndësishëm pas 10 muajsh shkëmbime zjarri përgjatë kufirit Izrael-Liban, të cilat kanë shtuar frikën e një lufte të gjithanshme mes dy armiqve.

Çfarë është Hezbollahu?

Hezbollahu është një organizatë myslimane e cila ka ndikim politik dhe kontrollon forcën më të fuqishme të armatosur në Liban.

Ajo u krijua në fillim të viteve 1980 nga fuqia më dominuese shiite në rajon, Irani, për t'iu kundërvënë Izraelit. Në atë kohë, forcat izraelite kishin pushtuar Libanin jugor, gjatë luftës civile të vendit.

Hezbollahu ka marrë pjesë në zgjedhjet kombëtare që nga viti 1992 dhe është bërë një prani kryesore politike.

Krahu i saj i armatosur ka kryer sulme vdekjeprurëse ndaj forcave izraelite dhe amerikane në Liban. Kur trupat izraelite u tërhoqën nga Libani në vitin 2000, Hezbollahu mori meritën për largimin e tyre.

Që atëherë, Hezbollahu ka mbajtur mijëra luftëtarë dhe një arsenal të madh raketash në Libanin jugor. Ajo vazhdon të kundërshtojë praninë e Izraelit në pikat e kufitare.

Ajo është cilësuar si organizatë terroriste nga shtetet perëndimore, Izraeli, vendet arabe të Gjirit dhe Liga Arabe.

Në vitin 2006, shpërtheu një luftë e plotë midis Hezbollahut dhe Izraelit, e shkaktuar nga një sulm vdekjeprurës ndërkufitar nga Hezbollahu.

Trupat izraelite pushtuan Libanin jugor në përpjekje për të eliminuar kërcënimin nga Hezbollahu. Megjithatë, mbijetoi dhe që atëherë ka shtuar numrin luftëtarëve dhe ka marrë armë të reja dhe të fuqishme.

Kush është lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah?

Sheikh Hassan Nasrallah ka udhëhequr Hezbollahun që nga viti 1992.

Luajti një rol kyç në shndërrimin e një forcë politike, por edhe ushtarake. Hassan Nasrallah ka lidhje të ngushta me Iranin dhe liderin e tij suprem, Ayatollah Ali Khamenei.

Nasrallah nuk është shfaqur në publik prej vitesh, me sa duket nga frika e eleminimit nga Izraeli.

Megjithatë nderohet nga Hezbollahu dhe mban fjalime televizive çdo javë.

Sa të fuqishme janë forcat e Hezbollahut?

Hezbollahu është një nga forcat ushtarake joshtetërore më të armatosura në botë. Ai financohet dhe pajiset nga Irani.

Hassan Nasrallah ka pohuar se ka 100,000 luftëtarë, megjithëse thuhet se ka  mes 20,000 dhe 50,000 ushtarë. Shumë prej tyre janë të stërvitur mirë të cilët kanë luftuar në luftën civile siriane.

Hezbollahu ka rreth 120,000-200,000 sipas Qendrës për Studime Strategjike Ndërkombëtare.

Pjesa më e madhe e arsenalit të saj përbëhet nga raketa të vogla artilerie tokësore.

Por gjithashtu mendohej se kishte raketa kundërajrore dhe kundër anijeve, si dhe raketa të drejtuara të afta për të goditur thellë brenda Izraelit.

Kjo është shumë më e sofistikuar se ajo që Hamasi, ka në dispozicion në Rripin e Gazës.

A mund të hyjë Hezbollahu në luftë me Izraelin?

Luftimet sporadike të mëparshme u përshkallëzuan më 8 tetor - një ditë pas sulmit të paprecedentë ndaj Izraelit nga njerëz të armatosur të Hamasit nga Gaza - kur Hezbollahu qëlloi në pikat izraelite.

Që atëherë, ajo ka lëshuar më shumë se 8,000 raketa në veri të Izraelit dhe pikat kufitare izraelit. Ka goditur raketa antitank në automjete të blinduara dhe ka sulmuar objektiva ushtarake me dronë shpërthyes.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) janë kundërpërgjigjur, duke përdorur sulme ajrore, duke hapur zjarr nga tanket dhe kundër pikave të Hezbollahut në Liban.

Ministria e shëndetësisë në Liban njofton se më shumë se 560 njerëz janë vrarë gjatë 10 muajve të fundit. Shumica e tyre ishin luftëtarë të Hezbollahut, por të paktën 133 prej tyre ishin civilë.

Në Izrael, autoritetet thonë se të paktën 26 civilë dhe 23 ushtarë kanë mbetur të vrarë.

Pothuajse 200,000 njerëz janë zhvendosur gjithashtu në dy anët e kufirit.

Pavarësisht luftimeve, vëzhguesit thonë se deri më tani të dyja palët kanë synuar të frenojnë armiqësitë pa kaluar vijën në luftë të shkallës së plotë. Por ka gjasa që situata të dalë jashtë kontrollit.

Kjo frikë u shtua pas vrasjes së 12 fëmijëve në një sulm me raketa në Lartësitë Golan të pushtuara nga Izraeli më 27 korrik. Izraeli tha se Hezbollahu e kreu sulmin, por grupi mohoi përfshirjen.

Më 30 korrik, IDF pohoi se vrau komandantin e lartë ushtarak të Hezbollahut Fuad Shukr në një sulm ajror në periferitë jugore të Bejrutit.

Një ditë më pas, lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh u vra në kryeqytetin e Iranit, Teheran. Izraeli nuk e konfirmoi dhe as nuk e mohoi se ishte përgjegjësi i vrasjes së Ismail Haniyeh.

Që atëherë, rajoni ka pritur një përgjigje nga Hezbollahu dhe Irani, të cilët të dy u zotuan të hakmerren kundër Izraelit.

SHBA-ja shpreson të de-përshkallëzojë tensionet duke kërkuar një armëpushim dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve në Gaza dhe po ushtron presion mbi Izraelin dhe Hamasin. Hezbollahu ka thënë se do të ndalojë armiqësitë vetëm pasi të përfundojnë luftimet në Gaza./Përshtati “Pamfleti”, marrë nga “BBC”

ndikim hezbollah liban lufte izrael

Lini një Përgjigje