TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Gusht 2024, 21:52

Pas Hezbollahut, Hamasi sulmon me raketa Tel Avivin: Përgjigje ndaj masakrave izraelite kundër civilëve (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Pas Hezbollahut, Hamasi sulmon me raketa Tel Avivin: Përgjigje ndaj

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në Tel Aviv të dielën mbrëma, ndërsa alarmi është ngritur në Rishon Lezion.

Hamasi mori përgjegjësinë për sulmin, ndërsa sipas informacionit të dhënë nga Forcat e Armatosura të Izraelit (IDF), raketa ra në një zonë të hapur në Rishon Le Zion.

Grupi militant thotë se sulmi është në përgjigje të “masakrave izraelite kundër civilëve”. Ushtria izraelite raporton gjithashtu se sirenat paralajmëruese kanë rënë në Rishon Letsiyon, i cili shtrihet rreth tetë kilometra (pesë milje) në jug të Tel Avivit.

Nga sulmi ka mbetur e plagosur një 26-vjeçare. Komanda e Frontit të Brendshëm tha se hera e fundit që një alarm u aktivizua në atë zonë ishte më 29 janar të këtij viti.

tel aviv hezbollah sulm raketa

Lini një Përgjigje