Kryeministri i Spanjës ka mbrojtur publikisht qëndrimin e qeverisë së tij kundër bombardimit të Iranit, pas kërcënimeve nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për ndërprerje të marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve.
Kryeministri socialist i Spanjës, Pedro Sánchez, i cili ka qenë kritiku më i hapur perëndimor i luftës së Trump në Iran, ka lëshuar një reagim të prerë ndaj njoftimit të armëpushimit.
Në një postim në X, ai thotë se "nuk do t'i duartrokasë ata që i vënë flakën botës vetëm sepse shfaqen si shpëtimtarë".
"Armëpushimet janë gjithmonë një lajm i mirë, sidomos kur çojnë drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Por lehtësimi i përkohshëm nuk duhet të na bëjë të harrojmë kaosin, shkatërrimin dhe jetët e humbura.
Nuk mund të duartrokasim ata që e ndezin botën në flakë dhe më pas hiqen si shpëtimtarë.Ajo që nevojitet tani është: diplomaci, respekt për të drejtën ndërkombëtare dhe PAQE." ,thotë Sanchez.
Los alto al fuego siempre son una buena noticia. Sobre todo si conducen a una paz justa y duradera. Pero el alivio momentáneo no puede hacernos olvidar el caos, la destrucción y las vidas perdidas.
— Pedro Sánchez (@sanchezcastejon) April 8, 2026
El Gobierno de España no aplaudirá a quienes incendian el mundo porque se…
Donald Trump thotë se Irani është i gatshëm për zhvillime të reja, duke theksuar se “kanë duruar mjaft”, njësoj si edhe vendet e tjera. Ai shton se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndihmojnë në menaxhimin e trafikut detar në Ngushtica e Hormuzit.
Sipas tij, priten “shumë veprime pozitive”, përfshirë edhe përfitime ekonomike, ndërsa Irani mund të nisë procesin e rindërtimit. Trump thekson se SHBA do të sigurojë furnizime të ndryshme dhe do të qëndrojë në gatishmëri për të garantuar që gjithçka të ecë sipas planit.
Në fund, ai shprehet optimist për zhvillimet, duke e krahasuar situatën me atë që, sipas tij, po ndodh edhe në SHBA.
“Një ditë e madhe për paqen botërore! Irani dëshiron që kjo të ndodhë, kanë duruar mjaft! Po kështu edhe të gjithë të tjerët! Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndihmojnë me menaxhimin e trafikut në Ngushticën e Hormuzit. Do të ketë shumë zhvillime pozitive! Do të fitohen shumë para. Irani mund të nisë procesin e rindërtimit. Ne do të furnizohemi me mallra të të gjitha llojeve dhe thjesht do të qëndrojmë aty për t’u siguruar që gjithçka të shkojë mirë. Jam i bindur se do të shkojë mirë. Ashtu siç po ndodh në SHBA, kjo mund të jetë Epoka e Artë e Lindjes së Mesme!”, thotë Trump.
Sánchez edhe më parë paralajmëroi që të mos përsëriten “gabimet e së kaluarës”, duke iu referuar pushtimit të Irakut në vitin 2003, që sipas tij nuk arriti objektivat dhe solli pasiguri, duke përkeqësuar jetën e shumë qytetarëve. Ai shtoi se sulmet ndaj Iranit mund të kenë pasoja të ngjashme ekonomike për miliona njerëz dhe se qeveria spanjolle po shqyrton masa për të zbutur ndikimin e mundshëm.
Kryeministri i Spanjës ka mbrojtur publikisht qëndrimin e qeverisë së tij kundër bombardimit të Iranit, pas kërcënimeve nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për ndërprerje të marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve.
QOFSH I BEKUAR SANCEZ