TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Mars 2026, 20:07

Aleatë apo i vetëm në luftë? Mesazhe të paqarta nga Trump: SHBA nuk ka nevojë për ta

Shkruar nga Pamfleti

Aleatë apo i vetëm në luftë? Mesazhe të paqarta nga

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar dy herë në rrjetet sociale lidhur me luftën në Iran, duke dhënë mesazhe të forta për qëndrimin e administratës së tij.

Në postimin e parë, Trump mbrojti ndërhyrjen ushtarake, duke e cilësuar atë si një veprim për të neutralizuar kërcënimin kryesor global.

“Po nxjerrim jashtë loje sponsorin numër një shtetëror të terrorizmit”, u shpreh ai.

Në një reagim të dytë, presidenti amerikan ngriti mundësinë e shkatërrimit të asaj që e quajti “Shteti Terrorist Iranian”, ndërsa theksoi se aleatët e SHBA-së mund të përballen vetë me pasojat në rajon, përfshirë ndikimin në Ngushticën e Hormuzit.

Aleatë apo i vetëm në luftë? Mesazhe të paqarta nga

Qëndrimet e Trump vijnë në një kontekst deklaratash të luhatshme, ku ai herë ka kërkuar mbështetjen e aleatëve, e herë ka theksuar se SHBA nuk ka nevojë për ta në këtë konflikt.

Ndërkohë, situata mbetet e ndjeshme edhe për tregjet globale, pasi rrjedha e naftës dhe gazit përmes Ngushticës së Hormuzit është jetike për ekonominë botërore. Kjo rrugë detare është përballur me kërcënime dhe incidente që nga nisja e bombardimeve amerikane.

Aleatë apo i vetëm në luftë? Mesazhe të paqarta nga

donald trump irani lufte

Lini një Përgjigje