TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Gusht 2024, 21:44

Alarm në Ukrainë, sulm me dron në centralin bërthamor të Zaporizhias

Shkruar nga Pamfleti

Alarm në Ukrainë, sulm me dron në centralin bërthamor

Siguria në centralin bërthamor të okupuar të Ukrainës në Zaporizhia po përkeqësohet pas një sulmi me dron në rrugën përreth tij.

Kështu u shpreh përmes një deklarate të shtunën Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), shkruan Sky News.

Më herët gjatë së shtunës, ekipi i Misionit të Mbështetjes dhe Ndihmës së IAEA-s në Zaporizhia (ISAMZ) u informua se një eksploziv i transportuar nga një dron shpërtheu jashtë zonës së mbrojtur të uzinës.

Nga shpërthimi nuk pati viktima dhe asnjë dëmtim të pajisjeve bërthamore, por rruga dhe portat përreth u ndikuan.

“Përsëri ne shohim një përshkallëzim të sigurisë bërthamore dhe rreziqeve të sigurisë me të cilat përballet termocentrali bërthamor i Zaporizhia”, tha Drejtori i Përgjithshëm i IAEA-s, Rafael Marioano Grossi.

Zaporizhia është objekti më i madh bërthamor në Evropë dhe ka qenë i pushtuar nga ushtarët rusë që në fazat e hershme të luftës së saj me Ukrainën.

Lini një Përgjigje