TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Gusht 2024, 17:56

A do të ishte presidenca e Kamala Harris pozitive apo negative për Evropën?

Shkruar nga Dan Negrea & Stefano Graziosi
A do të ishte presidenca e Kamala Harris pozitive apo negative për
Kamala Harris

Administrata Biden-Harris ndryshoi qëndrim më pak se një vit më vonë kur Putin pushtoi Ukrainën. Por sinjali i dobësisë dhe mos-koherencës u prit mirë nga Moska. Putin i mori për dobësi masat e administratës Biden-Harris, ndjeu se mund të luante bixhoz me një luftë në Evropë, prandaj e pushtoi Ukrainën në shkurt 2022.

Rekordi i karrierës së Kamala Harris, nuk tregon asnjë vëmendje apo prirje të veçantë për Evropën. Historia e jetës së saj profesionale, tregon vetëm përfshirjen e rastësishme me çështjet e jashtme në përgjithësi dhe me ato të Evropën në veçanti.

Që kur u bë kandidate e Partisë Demokrate për presidente 3 javë më parë, s’ka mbajtur asnjë konferencë shtypi apo të ketë njoftuar ndonjë politikë të detajuar, që premton të ndjekë. Pra, ne nuk i dimë realisht planet e saj për politikën e SHBA-së ndaj Evropës.  

Ndaj na mbetet të nxjerrim disa përfundime apo hipoteza nga veprimet e administratës Biden-Harris. Kamala lindi në bregun e Paqësorit të Shteteve të Bashkuara, nga një nënë nga India dhe një baba nga Xhamajka. Ajo u shkollua në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara. Më pas, ka mbajtur poste të ndryshme si e emëruar apo e zgjedhur në shtetin e Kalifornisë, kryesisht në fushën e zbatimin e ligjit.

U zgjodh senatore në vitin 2017 në moshën 52-vjeçare, ku u përqendrua kryesisht në çështjet e brendshme, me përjashtim të Komisionit të Përzgjedhur për Shërbimet Sekrete. Ajo iu bashkua disa grupimeve për të drejtat e grave në SHBA dhe jo vetëm. Si zëvendëspresidente, duke filluar nga viti 2021, kishte dy detyra specifike:mbikëqyrjen e kufijve dhe të zhvillimeve  në Inteligjencën Artificiale.

Që të dyja kanë detyrat kanë pasur edhe aspekte të politikës së jashtme, por nuk ishin specifike për Evropën. Harris mori pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku shpjegoi politikat e administratës Biden. Që nga dita e parë, kjo e fundit njoftoi se në kontrast të fortë me administratën Trump, do të mbante marrëdhënie të ngushta me aleatët e Amerikës.

Por me sa duket, kjo nuk ka ndodhur gjithmonë. Aleatët evropianë u zemëruan kur administrata Biden nuk u konsultua siç duhet me ta përpara tërheqjes së papritur dhe katastrofike nga Afganistani. Civilët evropianë, zyrtarët dhe stafi i tyre lokal mezi arritën të evakuoheshin .

Ishte një nga vendimet e pakta në polikën e jashtme, për të cilën Harris krenohet se nuk ka pasur ndonjë një rol me rëndësi. Në fakt, ajo thotë se ishte e fundit që u pyet përpara se presidenti Biden të vendoste tërheqjen e trupave nga Afganistani. Çështja kryesore aktuale për Evropën është lufta në Ukrainë, dhe deri tani s’ ka asnjë tregues se zëvendës/presidentja Harris nuk ka qenë dakord me politikat e presidentit Biden.

Pra, le t’i shqyrtojmë ato. Biden nuk e pengoi Rusinë nga nisja e luftës. Deklarata e tij se një “inkursion i vogël” rus në Ukrainë, mund të mos kërkojë një kundërpërgjigje të SHBA-së, si

dhe tërheqja kaotike nga Afganistani, duhet ta kenë inkurajuar Putinin.  

Sapo filloi lufta, administrata Biden-Harris ngurroi t’i jepte Ukrainës armët që i nevojiteshin për t’u mbrojtur. Administrata nuk ka as sot një vizion të qartë mbi objektivat e saj strategjikë. Biden dhe Harris, duket se janë të prirur vetëm për të “mbështetur” Ukrainën në luftën e saj, një kontrast i fortë me vizionin e Trump për një përfundim të shpejtë të luftimeve.

Një prioritet tjetër në lidhje me Evropën është energjia. Bazuar tek dëshira e saj për t’u distancuar nga politikat e Trump, një nga veprimet e para të administratës Biden-Harris ishte heqja e sanksioneve ndaj gazsjellësit “Nord Stream 2” midis Rusisë dhe Gjermanisë.

Trump ishte përpjekur ta ndalte ndërtimin e këtij gazsjellësi, pasi e thellonte varësinë evropiane nga energjia ruse dhe minonte sigurinë e Polonisë dhe Ukrainës. Mbi të gjithë ishte një absurditet. Evropianët po i kërkonin Shteteve të Bashkuara të mbronin kontinentin nga Rusia, por njëherazi e bënin Rusinë më të pasur dhe më të fortë nëpërmjet importeve të energjisë.

Administrata Biden-Harris ndryshoi qëndrim më pak se një vit më vonë kur Putin pushtoi Ukrainën. Por sinjali i dobësisë dhe mos-koherencës u prit mirë nga Moska. Putin i mori për dobësi masat e administratës Biden-Harris, ndjeu se mund të luante bixhoz me një luftë në Evropë, prandaj e pushtoi Ukrainën në shkurt 2022.

Dobësi u vunë re edhe në raport me Iranin. Administrata Biden-Harris e ndryshoi politikën e presionit maksimal të Trump, dhe pengoi zbatimin e sanksioneve të reja ekonomike ndaj Iranit.  Që nga fillimi i administratës Biden-Harris, Irani kishte grumbulluar 100 miliardë dollarë nga eksportet e sapo-lejuara të naftës.

I inkurajuar dhe i pasuruar, Irani e ka zgjeruar programin e tij bërthamor, dhe ka armatosur dhe trajnuar Hamasin, Hezbollahun dhe Huthit. Dy të parët kërcënojnë sigurinë evropiane, duke rritur rrezikun e luftës në gjithë Lindjen e Mesme, ndërsa Huthi janë një kërcënim për transportin global dhe evropian.

Duke qëndruar po tek politikat energjetike, administrata Biden-Harris e dëmtoi Evropën me vendimin në fillim të këtij viti për të pezulluar ndërtimin e terminaleve të eksportit të LNG në Shtetet e Bashkuara. Një lëshim për lobin e ambientalistëve. Në fakt, blerja e gazit nga Shtetet e Bashkuara e e ndihmon Evropën të largohet nga varësia nga Rusia.

Administrata Biden-Harris kritikoi tarifat e Trump për çelikun dhe aluminin ndaj vendeve evropiane. Administrata i pezulloi, por më pas qeveria amerikane i dha 369 miliardë dollarë ndihmë qeveritare industrisë së energjisë së pastër të SHBA. Evropianët i panë këto subvencione si një veprim tregtar armiqësor dhe u kundërpërgjigjën me subvencionet e tyre të Marrëveshjes së Gjelbër.

Dhe pastaj është çështja e Kinës. Një vit më parë, në një samit të vendeve të Azisë Juglindore në Xhakarta, zëvendëspresidentja Harris deklaroi se “menaxhimi i marrëdhënieve me Kinën nuk ka të bëjë me shkëputjen”. Administrata Biden-Harris dhe Komisioni i Bashkimit Evropian bien dakord mbi 3 “C” në marrëdhëniet me Kinën:bashkëpunim, konkurrencë dhe përplasje”.

Ata kanë të drejtë vetëm tek njëra:Marrëdhënia me Kinën, përcaktohet nga një përballje që nuk mund të shmanget. Meqë Kina po e mbështet Rusinë në luftën e saj në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara duhet të udhëheqin në këtë çështje, e cila do diktojë këtë epokë, dhe të bëjnë thirrje për dobësimin e lidhjeve ekonomike dhe politike, derisa Kina të ndalë veprimet e saj dashakeqe.

Meqë nuk kemi përgjigje nga konferencat e shtypit apo botime politikash, na mbetet vetëm të hamendësojmë se cila do të ishte politika evropiane e presidentes Harris. Por mund të themi paraprakisht këtë:nëse ajo vazhdon politikat e administratës aktuale Biden-Harris, as amerikanët dhe as evropianët nuk do të jenë më mirë./ Përshtati "Pamfleti" Nga:“National Interest”

Shënim:Dan Negrea, shërbeu në Departamentin e Shtetit të SHBA-së si Këshilltar i Lartë në Zyrën e Planifikimit të Politikave të Sekretarit dhe si Përfaqësues Special për Çështjet Tregtare. Stefano Graziosi, analist politik italian.

kamla harris europa shba

Lini një Përgjigje