TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Prill 2025, 08:15

Aksident tragjik në Bosnje, humbet jetën deputeti bashkë me gruan dhe fëmijën e mitur

Shkruar nga Pamfleti

Aksident tragjik në Bosnje, humbet jetën deputeti bashkë me gruan

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur dje në Bosnje, ku për pasojë ka humbur jetë një deputet bashkë me gruan dhe fëmijën e tyre.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Banjallukës, ndërsa detajet e para janë bërë publike nga media lokale "Klix". Aksidenti fatal ndodhi rreth orës 12:50 në autostradën "9 Janari", në segmentin Doboj–Banjallukë dhe viktimë është deputeti Sërgjan Todoroviç.

Aksident tragjik në Bosnje, humbet jetën deputeti bashkë me gruan

Sipas të dhënave paraprake, mjeti Volvo që drejtohej nga Todoroviç është përplasur me shpejtësi të madhe me rimorkion e një kamioni që ishte ndalur në rrugë si pasojë e një aksidenti të mëparshëm. Të tre anëtarët e familjes humbën jetën në vendngjarje.

Autoritetet janë duke hetuar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa ky aksident ka tronditur opinionin publik në Bosnje dhe më gjerë.

Lini një Përgjigje