TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Prill 2025, 19:31

Putin shpalli armëpushimin me rastin e Pashkëve, Zelensky: Alarmet e sulmeve ajrore bien kudo

Shkruar nga Pamfleti

Putin shpalli armëpushimin me rastin e Pashkëve, Zelensky: Alarmet e

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, menjëherë pas vendimit të Putinit për të shpalljen e një armëpushimi të njëanshëm në luftën me Ukrainën , postoi në platformën X duke thënë se alarmet e sulmeve ajrore po "përhapen gjithandej".

Duke e përshkruar situatën si "një përpjekje tjetër e Putinit për të luajtur me jetë njerëzore", Zelensky thotë se "dronët Shahed në qiellin tonë zbulojnë qëndrimin e vërtetë të Putinit ndaj Pashkëve dhe jetës njerëzore".

Megjithatë, nuk është e qartë nëse Zelensky i referohet këtu "armëpushimit të Pashkëve" të shpallur nga Putin.

Zelensky shton se forcat ukrainase po "mbajnë pozicione" në rajonin rus të Kurskut dhe se "zona e kontrollit" e Ukrainës është zgjeruar në rajonin rus Belgorod.

Volodymyr Zelensky tha se 277 ushtarakë ukrainas u kthyen në shtëpi nga robëria ruse si pjesë e shkëmbimit të fundit me Moskën. Ai falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për ndërmjetësimin e shkëmbimit. Ai tha se gjithsej 4,552 ukrainas - personel ushtarak dhe civil - janë kthyer që nga fillimi i pushtimit rus në 2022.

Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi sot trupat ruse të zbatojnë një armëpushim në Ukrainë me rastin e Pashkëve, duke filluar nga ora 18:00 dhe zgjat deri në mesnatën e së dielës, duke hyrë e hëna.

“Të udhëhequr nga konsideratat humanitare, pala ruse shpall një armëpushim të Pashkëve sot, nga ora 18:00 (koha e Moskës) deri në mesnatën e së dielës, duke hyrë e hëna. Urdhëroj një ndërprerje të të gjitha armiqësive gjatë kësaj periudhe," tha Putin në një takim të transmetuar drejtpërdrejt në televizionin rus.

Lini një Përgjigje