Ushqimi i preferuar i Vladimir Putinit është zbuluar nga shefi i kuzhinës i famshëm italian Mirko Zago, i cili ka gatuar disa herë për presidentin rus.
Sipas shefit të kuzhinës Mirko, shefi i Kremlinit preferon gatimet tradicionale, ndërsa Medvedev është një gjerman i vërtetë.
“Putini nuk ha shumë, veçanërisht nëse është një ngjarje e veçantë publike, por kur organizoja bankete javore për pjesëmarrësit në grupet antiterroriste, ai relaksohej dhe shijonte ‘moche’ (mish me erëza)”, zbuloi Zago.
Moche është një proshutë dhie nga Italia veriore që thahet në ajër.
Ai rrëfeu edhe dy situata të paharrueshme me kreun e Kremlinit për mediat ruse.
'Më kujtohet me kënaqësi herën e dytë që më ftuan në sallë. Ishte qesharake sepse kishte gazetarë nga e gjithë bota, madje edhe një grua italiane. Kur ajo më lavdëroi me zë të lartë në italisht, ia tregova Putinit dhe të gjithë, përfshirë edhe atë, qeshën me të madhe" - tregoi ai për presidentin rus.'
Zago përgatiti gjithashtu specialitete për 50-vjetorin e Dmitry Medvedev dhe ishte pjesë e ekipit të shefave të kuzhinës në festimin e 18-vjetorit të djalit të tij.
Lini një Përgjigje