
Robert Francis Prevost u zgjodh Papa i ri dhe ka marrë emrin Leoni XIV. Ai është Papa i 267-të në historinë e Kishës, i pari amerikan me origjinë italiane, franceze dhe spanjolle, i lindur në Çikago. Në ballkonin e Bazilikës "Shën Pjetër", fjala e parë e Papës së ri ishte Paqe, një paqe pa armë.
Papa i ri Leoni XIV filloi fjalimin e tij me mesazhin se "e keqja nuk do të triumfojë, ne jemi të gjithë në duar të Zotit. Pa frikë, të bashkuar dorë për dore, ne do të shkojmë përpara, jemi dishepuj të Krishtit". Këto ishin disa nga fjalët e tij më emocionuese, ndërsa njerëzit brohoritën dhe duartrokitën në Sheshin e Shën Pjetrit, ndërsa thërrisnin "Leoni, Leoni".
Si një augustinian, siç e përshkroi veten, Leoni XIV foli për nevojën e Zotit dhe Krishtit. Ai tha se: "Bota ka nevojë për dritën e tij, njerëzimi ka nevojë për të për t'u arritur nga Zoti dhe dashuria e tij. Le të ndërtojmë ura me dialoge, takime, për të qenë një popull i vetëm në paqe".
Lutja e parë e Papa Prevost ishte "për paqen në botë". Ai kujtoi se sot është Dita e Zojës së Pompei dhe së bashku me besimtarët e pranishëm në Sheshin e Shën Pjetrit, ai recitoi një Ave Maria.
"Faleminderit Papa Françeskut", ishte një tjetër mesazh që dha Papa i ri Leoni XIV, duke shprehur mirënjohje pasardhësin e tij. Turma në Sheshin e Shën Pjetrit e priti këtë kujtim me duartrokitje të gjata dhe entuziazëm.
133 kardinalët e kanë zgjedhur atë si pasardhësin e Papa Françeskut në votimin e katërt. Tymnaja e parë e ditës, rreth orës 11:50, ishte sërish e zezë. Ndërsa në orën 18:08 u ngrit tymnaja e bardhë.
Shpallja “Habemus Papam” u bë në orën 19:13 nga Lozha e Bazilikës së Shën Pjetrit.
Lini një Përgjigje