
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, doli në skenë në një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë sot, pak pasi tym i bardhë filloi të dilte nga oxhaku i Vatikanit, një shenjë se kolegji i kardinalëve ka zgjedhur një papë të ri.
“Pashë tymin, por nuk e kam parë Papën”, u tha Trump gazetarëve në Dhomën Lindore të Shtëpisë së Bardhë.
Kujtojmë se Trump u kritikua pak ditë më parë pasi llogaria e Shtëpisë së Bardhë postoi në Twitter një imazh të gjeneruar nga inteligjenca artificiale të tij të veshur si papë përpara konklavës papnore këtë javë.
Lini një Përgjigje