TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Janar 2026, 22:39

“Ai është i çmendur”/ Fico mohon deklaratat për shëndetin e Trump: Nuk kam bërë asnjë koment për presidentin e SHBA

Shkruar nga Pamfleti
“Ai është i çmendur”/ Fico mohon deklaratat
Fico & Trump

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka reaguar ndaj lajmit të “Politico”, ku pretendonhet se ai kishte shprehur shqetësime për gjendjen mendore të presidentit amerikan Donald Trump gjatë një samiti të BE-së javën e kaluar.

Në një postim të drejtpërdrejtë në platformën X, Fico i cilësoi këto pretendime si “gënjeshtra të motivuara politikisht” dhe akuzoi median se po shërben si instrument propagandistik liberal pranë Brukselit.

Nuk kam folur për këtë temë me asnjë lider europian dhe nuk kam ndarë ndonjë koment mbi shëndetin e presidentit Trump”, deklaroi Fico, duke i hedhur poshtë pretendimet e bazuara në burime anonime diplomatike.

Nga ana e saj, edhe Shtëpia e Bardhë reagoi zyrtarisht duke i quajtur informacionet “tërësisht të pavërteta” dhe duke theksuar se takimi Trump–Fico më 17 janar në Florida ka qenë pozitiv dhe produktiv, me fokus në bashkëpunimin për energjinë bërthamore.

Raportimi i Politico, që citonte pesë diplomatë europianë pa emër, pretendonte se Fico ishte “i shqetësuar” pas takimit me Trump në Mar-a-Lago dhe se ai i kishte ndarë këto shqetësime me liderë të tjerë të BE-së, duke e cilësuar presidentin amerikan si “të rrezikshëm” për shkak të gjendjes së tij psikologjike.

Ky episod ka ngjallur edhe një herë debatin për shëndetin fizik dhe mendor të Donald Trump, një temë e ndjeshme për 79-vjeçarin. Vetë Trump e ka përdorur shpesh këtë kartë në kundërshtim me rivalin e tij Joe Biden, duke u përpjekur të paraqesë veten si më energjik dhe i aftë për të udhëhequr vendin.

 

fico trump

Lini një Përgjigje