TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Dhjetor 2023, 19:46

Afrika e Jugut akuzon Izraelin për gjenocid në Gaza, dorëzon kërkesën në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë!

Shkruar nga Pamfleti

Afrika e Jugut akuzon Izraelin për gjenocid në Gaza, dorëzon

Afrika e Jugut ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku akuzon Izraelin për gjenocid në Gaza.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është gjykata e Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e konflikteve ndërmjet shteteve.  Ajo përmendi shkelje të Konventës së Gjenocidit në lidhje me sulmet izraelite ndaj palestinezëve në Rripin e Gazës, tha gjykata në një deklaratë.

Kërkesa gjyqësore është e fundit në një seri lëvizjesh nga Afrika e Jugut kundër Izraelit - që përfshinte votimin për mbylljen e ambasadës izraelite në Pretoria dhe pezullimin e të gjitha marrëdhënieve diplomatike deri në arritjen e një armëpushimi në Gaza.

Ndërkohë nga ana tjetër Izraeli i është përgjigjur duke i quajtur pretendimet e Afrikës së Jugut, si "të pabaza dhe shpifje. Izraeli gjithashtu hodhi akuza se Afrika e Jugut po bashkëpunonte me grupin terrorist (Hamasin).

 

gjnd afrika jugut izraeli

Lini një Përgjigje