TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Dhjetor 2023, 17:27

Raketa ruse hyri në Poloni, reagon NATO: Po monitorojmë situatën

Shkruar nga Pamfleti

Raketa ruse hyri në Poloni, reagon NATO: Po monitorojmë situatën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se është duke monitoruar situatën pasi dyshohet se një raketë ruse ka hyrë ditën e djeshme në Poloni.

“Kam biseduar me presidentin polak (Andrzej Duda) për incidentin e raketës në Poloni.

NATO qëndron në solidaritet me aleatin tonë të çmuar, po e monitoron situatën dhe ne do të qëndrojmë në kontakt pasi të vërtetohen faktet. NATO mbetet vigjilente”, tha Stoltenberg në një deklaratë për mediat.

Raketa mendohet të ketë fluturuar mbi territorin polak për tre minuta përpara se të hynin në hapësirën ajrore të Ukrainës.

Ka nisur një kërkim për mbetjet e raketës në rajonet afër kufirit me Ukrainën, por ende nuk dihet se ku ka përfunduar raketa.

Që prej nisjes së luftës në Ukrainë, dy raketa ruse kanë përfunduar në territorin polak.

Në nëntor të vitit të kaluar, dy fermerë u vranë kur një raketë që u përpoqën ta rrëzonin forcat e mbrojtjes ajrore ukrainase përfundoi në një fshat polak afër kufirit.

Lini një Përgjigje