Ministria e Jashtme Gjermane u përgjigjet akuzave të ardhura nga SHBA...
“Kjo është demokracia”. Ministria e Jashtme gjermane e fillon me këto tre fjalë përgjigjen ndaj akuzave të Marco Rubios. Dhe nuk e bëri këtë me një deklaratë, por duke iu përgjigjur drejtpërdrejt me llogarinë e saj zyrtare, një postimi në X nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së.
Përplasja ka nisur pas vendimit të shërbimeve të sigurisë së brendshme të Gjermanisë për ta klasifikuar partinë Alternative für Deutschland (AfD) si një parti esktremiste. Raporti i inteligjencës, 1,110 faqe, rezultat i katër viteve hetime, do të mbetet i klasifikuar.
Nuk kaloi shumë kohë para se Rubio të shpërthente në mediat sociale, duke akuzuar shërbimet e inteligjencës gjermane se "kanë pushtet për të spiunuar opozitën", teksa foli për "tirani të maskuar ". "Nuk është ekstremiste AfD, e cila doli e dyta në zgjedhjet e fundit, por politika vdekjeprurëse e kufijve të hapur të ndjekur nga establishmenti, të cilën AfD e kundërshton". Por Berlini Zyrtar ju përgjgij: "Kjo është demokracia. Ky vendim është rezultat i një hetimi të plotë dhe të pavarur për të mbrojtur Kushtetutën tonë dhe sundimin e ligjit. Gjykatat e pavarura do të marrin vendimin përfundimtar. Ne kemi mësuar nga e kaluara jonë se ekstremizmi i krahut të djathtë duhet të ndalet".
Ndërkohë, Elon Musk dhe zëvendëspresidenti JD Vance i kanë dhënë një dorë Rubios. I pari, i cili është edhe pronari i rrjetit social, e përcakton vendimin e shërbimeve gjermane si "një sulm ndaj demokracisë". I dyti, aventurohet në një analogji historike të rrezikshme: "AfD është partia më popullore në Gjermani. Tani burokratët po përpiqen ta shkatërrojnë atë. Perëndimi e rrëzoi Murin e Berlinit me një përpjekje të përbashkët. Tani është rindërtuar, jo nga sovjetikët apo Rusia, por nga establishmenti gjerman”.
Për më tepër, Vance dhe Musk nuk i kanë fshehur kurrë simpatitë e tyre për partinë gjermane të ekstremit të djathtë. Në shkurt, rreth dhjetë ditë para zgjedhjeve federale, zëvendëspresidenti u takua me udhëheqësen e AfD-së, Alice Ëeidel, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, nga ku mbajti një fjalim të ashpër kundër Evropës, në të cilin shkoi aq larg sa foli për "lirinë e fjalës" që është në rrezik në kontinent.
Ndërsa aleati miliarder i Donald Trump foli me Ëeidel në janar në një bisedë të transmetuar drejtpërdrejt në X, një rast në të cilin ai vlerësoi programin e partisë së tij dhe i ftoi ndjekësit e tij të mbështesin dhe të votojnë për AfD-në (e cila më pas doli e dyta, me 20.8% të votave dhe mori 152 mandate).
Ëeidel, së bashku me kolegun e tij udhëheqës të partisë, Toni Chrupalla, e quajtën vendimin "të motivuar politikisht" dhe një "goditje shumë të rëndë për demokracinë gjermane". /Corriere Della Sera
Lini një Përgjigje