TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Maj 2025, 14:22

Takimi 'kokë më kokë' në Vatikan, Zelensky: Çfarë më tha Trump për sanksionet

Shkruar nga Pamfleti

Takimi 'kokë më kokë' në Vatikan, Zelensky:

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka komentuar sërish takimin me homologun e tij amerikan, Donald Trump i cili u zhvillua në prag të funeralit të Papa Françeskut javën e kaluar. Ai e ka cilësuar si bisedën “më të mirë” që kanë pasur ndonjëherë.

Zelenskyy tha se ai dhe Donald Trump ranë dakord që një armëpushim 30-ditor midis Kievit dhe Moskës, ndërsa ky ishte hapi i parë i duhur drejt paqes në luftën me Ukrainën.

Presidenti ukrainas tha se diskutoi me Trump rreth sanksioneve të vendosura nga presidenti amerikan, ndërsa shtoi se përgjigjja e presidentit ishte “shumë e fortë”. Por ai nuk dha detaje të mëtejshme.

Ai tha gjithashtu se Ukraina dhe SHBA-të kanë një ndarje prej 3-3 anëtarësh në bordin e fondit të mineraleve.

Lini një Përgjigje