
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është shtruar në një spital ushtarak, ndërsa detajet rreth shkaqeve të sëmundjes së tij do të publikohen në ditët në vijim, tha burimi i agjencisë ruse TASS .
"Ai është në një spital ushtarak. Në ditët në vijim do të mësojmë detaje rreth shëndetit të tij", tha bashkëbiseduesi i agjencisë.
“Për shkak të problemeve shëndetësore, Vuçiç u detyrua ta ndërpresë vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës para afatit dhe mbërriti në Beograd, ku iu drejtua Akademisë Ushtarake Mjekësore për ndihmë”, raporton TASS.
Presidenti serb tha se synon të marrë pjesë në Paradën e Fitores në Moskë më 9 maj, përveç nëse "nuk i ndodh diçka ose nuk ka ndonjë kërcënim të jashtëzakonshëm për Serbinë", sipas medias lokale.
Agjencia ruse RIA Novosti shkroi gjithashtu për Vuçiçin dhe “sëmundjen” e tij të papritur, e cila madje paraqiti në faqen e parë dy lajme që lidheshin me Vuçiçin dhe kthimin e tij të papritur nga SHBA-të “sepse u sëmur”.
Lini një Përgjigje