TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Maj 2025, 18:29

E përzunë nga Mar-a-Lago apo probleme me shëndetin? Vuçiç dhe Fico 'sëmuren' në prag të Paradës së Fitores në Moskë

Shkruar nga Pamfleti

E përzunë nga Mar-a-Lago apo probleme me shëndetin?

Vuçiç dhe Fico strategji për të mos shkuar në Paradën e Fitores në Moskë?

Teksa priste që të siguronte një takim me presidentin Donald Trump, mediat serbe raportonin se Vuçiç ishte nisur drejt Beogradit, pas një komplikacioni shëndetësor.

Vuçiç kishte disa ditë në SHBA dhe në një deklaratë dje njoftoi se po priste një takim me Trump. Mirëpo krejt papritur u përhap lajmi që u sëmur dhe pati shumë skepticizëm. Në Beograd raportojnë se ai u shtrua në një spital ushtarak dhe mediat pranë tij thonë se ka pasur presion të lartë të gjakut dhe shtrëngime në gjoks.

Megjithatë mediat dhe përfaqësues të opozitës kanë qenë skeptikë. Sipas tyre e gjitha ka qenë një manovër për dy elemente: Së pari për të justifikuar faktin se Trump nuk e priti, por edhe për të mos shkuar në Paradën e Fitores në Moskë në 9 maj.

Ish-diplomati serb Nebojsa Vujoviç, ka thënë se ka qenë shefja e presidentit amerikan Donal Trump, ajo që “i ndaloi hyrjen në kompleksin Mar-a-Lago në Florida”  dhe Vuçiç shpiku sëmundjen.

Trumpit i intereson më shumë loja individuale e shahut me Putinin (Zelenskin e ka ‘varrosur’ tashmë), sesa Vuçiç që kërkonte të zgjidhte problemet e brendshme në Serbi përmes një fotografie me Trumpin. Ai donte që me atë foto (ose pritje) në Florida të zbuste kërcënimin që i vjen nga Europa dhe pastaj të shkonte në Moskë. U përpoq të pozicionohej mes Trumpit dhe Putinit, duke i rrëmbyer Trumpit ekskluzivitetin dhe pozicionin e liderit të preferuar për Europën”, tha Vujoviç, raporton Nova.rs.

Ish-diplomati thekson se Vuçiç e ka gërryer pozicionin e tij si në Uashington, ashtu edhe në Moskë.

Me këtë veprim, e ka dëmtuar veten më shumë në Europë se sa e kanë dëmtuar studentët. Por, studentët kanë arritur ta nxisin të sillet në mënyrë të paarsyeshme dhe të dëmtojë veten. Ata e goditën në nerva dhe i dhanë një ‘kompas’ për të kaluar nga një gabim në tjetrin. Ai kërkoi një përballje të shpejtë me komunitetin akademik dhe shtypjen e protestave, por po arrin të kundërtën. Edhe ata që e kanë mbështetur për interesa të tyre – mbi të gjitha Brukseli, Parisi dhe Berlini – tani detyrohen të lidhin duart”, deklaroi Vujoviç.

Ndërkohë, në të njëjtën kohë me të u sëmur edhe kryeministri sllovak Robert Fico. Pak kohë më parë, të dy u betuan se do të shkonin te Presidenti rus Vladimir Putin për t’i shprehur ngushëllimet më 9 maj.

Sipas mediave sllovake, Fico, nuk mori pjesë në festimet e Ditës së Punës në Sllovaki. “Programi i punës i Kryeministrit të Republikës Sllovake, Robert Fico, është anuluar”, raportoi të mërkurën agjencia qeveritare sllovake pa dhënë detaje të mëtejshme.

Ai gjithashtu nuk mund të tregonte solidaritet me punëtorët, siç kishte ndërmend, duke punuar një turn nate si punëtor në një furrë buke në qytetin e Nitrës. Mediat vendase kanë ngritur dyshime se ai mund të mos shkojë në Moskë më 9 maj. Pra mos është një lëvizje e mirëmenduar e të dyve? /Pamfleti

Lini një Përgjigje