TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Shkurt 2025, 22:36

A do ta dëbojë Princin Harry? Godet Trump: Nuk do ta bëj, i mjaftojnë problemet me gruan e tmerrshme që ka

Shkruar nga Pamfleti

A do ta dëbojë Princin Harry? Godet Trump: Nuk do ta bëj, i

Presidenti Trump tha të premten se ai “nuk është i interesuar” të dëbojë princin Harry të Anglisë, i cili aktualisht banon në Montecito, Kaliforni, me gruan e tij, Meghan Markle.

“Nuk dua ta bëj këtë”, tha Trump për New York Post. “Do ta lë vetëm. Ai ka mjaft probleme me gruan e tij. Ajo është e tmerrshme”.

Në shkurt të vitit të kaluar, Trump akuzoi administratën e ish-presidentit Biden se “mbron Harryn”, duke shtuar se ai nuk do të bënte të njëjtën gjë nëse fitonte Shtëpinë e Bardhë.

“Ai e tradhtoi mbretëreshën. Kjo është e pafalshme”, tha Trump për Daily Express, duke shtuar se Harry “do të ishte i vetëm” nëse rizgjidhej.

Trump ka kritikuar më parë Princin Harry dhe Markle për dallimet e tyre të raportuara me familjen mbretërore. Në vitin 2023, ai i tha prezantuesit të radios Hugh Heëitt, “Nuk më pëlqeu ideja që ata po merrnin sigurinë e SHBA kur erdhën këtu”.

Lini një Përgjigje