
Sot Hamasi ka publikuar videon e parë të një pengu izraelit në Gaza. Në video, shfaqet një vajzë, e cila thotë se emri i saj është Maya Sham nga qyteti i Shohaam...
Një zyrtar i Hamasit ka kërkuar që 6000 burra dhe gra palestineze të burgosur në burgjet e Izraelit të lirohen në këmbim të pengjeve në Gaza.
Ushtria izraelite tha të hënën se 199 persona po mbaheshin peng, një shifër më e lartë se sa ishte vlerësuar më parë.
Khaled Meshaal, kreu i zyrës së Hamasit për diasporën, tha se pengjet përfshijnë oficerë të rangut të lartë nga Divizioni i Gazës i Forcave të Mbrojtjes izraelite, i cili është përgjegjës për patrullimin rreth Rripit të Gazës.
Po sot Hamasi ka publikuar videon e parë të një pengu izraelit në Gaza. Në video, shfaqet një vajzë e cila thotë se emri i saj është Maya Sham nga qyteti i Shohaam, e rrëmbyer ndërsa kthehej nga një festë në Sderot, afër Rripit. Ajo shfaqet teksa merr mjekim pasi ka mbetur e plagosur.
“Përshëndetje quhem Maya Sham, jam 21 vjeç, nga Shohami. Isha duke u kthyer herët në mëngjes të shtunën nga një festë në Sderot kam dëmtuar rende dorën. Më sollën ne Gaza dhe u kujdesën për mua në një spital këtu”, shpjegon ajo në regjistrimin e publikuar në arabisht dhe të përmbledhur nga gazeta izraelite 'Haaretz'.
#BREAKING: Hamas releases first video of an injured Israeli hostage, clearly being held in despicable conditions despite her visible injuries from the terrorists. pic.twitter.com/45e1pgFGRh
— Israel War Room (@IsraelWarRoom) October 16, 2023
Dr. James Alvarez, i cili ka qenë i përfshirë në negociatat e pengjeve në Lindjen e Mesme, tha se Izraeli përballet me një sfidë të madhe nëse dëshiron t'i kthejë të gjallë pengjet.
"Hamasi nuk e bëri këtë rastësisht, ata e kuptuan se Izraeli ka një histori të gjatë dhe të trazuar me pengmarrje dhe rrëmbim dhe se kjo do të ishte një mënyrë shumë e fuqishme për të hyrë brenda kokës së Izraelit dhe për ta nxjerrë atë jashtë ekuilibrit nga një perspektivë taktike", tha ai.
I pyetur nëse pengjet mund të jenë marrë me synimin për një shkëmbim të mundshëm të të burgosurve, Dr Alvarez tha: "Më duket si një bast mjaft i mirë. Kjo është një lloj sigurimi që Hamasi ka marrë".
Ai shpjegoi se çfarë do të përballen pengjet: "Puna e një pengu është të mbijetojë. Nuk është kurrë e lehtë. Lajmi i mirë për të qenë peng, nëse ka një gjë të tillë, është se nëse do të donin të të vrisnin, do ta kishin bërë deri tani, kështu që ku ka jetë ka shpresë”.
Duke diskutuar mbi mekanikën e mbajtjes së 199 pengjeve, Dr Alvarez tha se Hamasi kishte një "problem të madh logjistik".
"Të ushqehen, t'i strehojnë diku që nuk do të gjenden lehtë. Ka të ngjarë që ata të lëvizin, ndoshta të mbuluar me kapuç gjatë gjithë kohës. Përfundimi është se rrëmbimi është në një masë të madhe një sfidë psikologjike për pengun, por për rrëmbyesit është më shumë një sfidë fizike", tha ai.
Ndërkohë sot ka pasur akuza edhe ndaj Iranit. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Iranin dhe Hezbollahun të mos i “testojnë” në veri të vendit pasi 28 qytete u evakuuan pranë kufirit me Libanin.
Evakuimet në Izraelin verior pasojnë një rritje të përleshjeve midis ushtrisë së vendit dhe Hezbollahut, një grup militant libanez i mbështetur nga Irani. Duke folur në Parlament në Jerusalem, Netanyahu gjithashtu bëri thirrje që bota të bashkohet për të mposhtur Hamasin, duke thënë se "kjo luftë është gjithashtu lufta juaj", ndërsa i krahasoi të armatosurit me nazistët.
Fjalimi i tij vjen pasi Izraeli pritet të pushtojë Gazën në ditët në vijim në një mision për të zhdukur Hamasin, i cili qeveris territorin e rrethuar palestinez. /Pamfleti
Lini një Përgjigje