TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia27 Gusht 2024, 16:04

Statistikat/ Pas damkosjes së Adriatik Llallës, SHBA shpalli “non grata” afro 600 funksionarë; kush e ka radhën këtë vit?

Shkruar nga Pamfleti

Statistikat/ Pas damkosjes së Adriatik Llallës, SHBA shpalli

Shumë të korruptuar, kanë kthyer sytë te Donald Trump. Shpresat e tyre janë se me ardhjen e tij në pushtet do ja hedhin paq.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur “non grata” afro 600 zyrtarë nga shumë shtete të Botës, në 7 vitet e fundit. 

I pari që ngriti siparin e goditjeve nga Uashingtoni ishte ish-kryeprokurori Adriatik Llalla. Ai u bë shembulli i parë i sanksioneve në kuadër të nenit 7031 (c), pasi në vitin 2018 u shpall i padëshiruar bashkë me gruan dhe fëmijët. Më pas Sekretari i Shtetit vijoi të aplikojë këtë shembull në shumë shtete të botës, sidomos në Ballkan.

Pas Llallës u vijua me Tom Doshin, Vangjush Dakon dhe në fund me Sali Berishën. Kreu i PD ishte i fundit i futur në listën e zezë sipas nenit  7031 (c), pasi u morën sanksione dhe ndaj Aqif Rakipit, por jo sipas këtij neni.

DASH ka publikuar në faqen zyrtare statistikat e shpalljeve “non grata” që nga viti 2018. Në këtë vit, u sanksionuan në total 15 persona, në krye të së cilëve ishte Llalla dhe pas tij vinte Tom Doshi. Në vitin 2019 ky numër u shtua dhe janë shpallur të padëshiruar 58 persona, mes të cilëve Vangjush Dako.

Në vitin 2020 SHBA ka shtuar ndjeshëm masat dhe ka futur në listën e zezë 157 persona. Ky numër ra në 72 në vitin 2021 dhe u rrit në 164 në vitin 2022. Pjesë e listës së vitit 2021 është edhe Sali Berisha.

Në vitin 2023 janë shpallur të padëshiruar 115 persona. Ndërkohë bie në sy fakti se gjatë vitit 2024 janë 13 persona  të shpallur të padëshiruar, më i ulëti në gjithë këto vite. Ky është një sinjal se mund të kemi tërmet në muajt në vijim. SHBA është në vit zgjedhor dhe si duket është lënë pas kjo pjesë, por duket se me zgjedhjen e presidentit të ri, do kemi sërish personazhe në listë të zezë. Është folur se në vendin tonë shumë emra janë bërë gati, por po pritet të vijë ambasadori ri.

Ndërkohë shumë të korruptuar, kanë kthyer sytë te Donald Trump. Shpresat e tyre janë se me ardhjen e tij në pushtet do ja hedhin paq. Por duhet theksuar se gjithë “non gratat” shqiptare janë përgatitur nga administrata e Trump, kur ai ishte në Shtëpinë e Bardhë.

Statistikat e DASH

Viti 2024: 13 “non grata”

Viti 2023: 115 “non grata”

Viti 2022: 164 “non grata”

Viti 2021: 72 “non grata”

Viti 2020: 157 “non grata”

Viti 2019: 58 “non grata”

Viti 2018: 15 “non grata”

TOTALI: 594 “non grata”

/Pamfleti

Lini një Përgjigje