Janë 500 punonjës që janë hedhur në rrugë, pa asnjë paralajmërim. Ndërkohë që veprimi vjen në një kohë kur ka shpërthyer skandali i mbetjeve...
Konfirmohet lajmi i pak ditëve më parë, se KURUM ka vendosur të mbyll aktivitetin në Elbasan. Punonjësit e uzinës së Çelikut dhe Petëzimit janë njoftuar për ndërprerjen e kontratës.
Kjo e fundit është ndërprerë prej datës 1 gusht në sektorin e uzinës së Çelikut dhe prej 20 gushit duket se është mbyllur edhe uzina e petëzimit.
Janë 500 punonjës që janë hedhur në rrugë, pa asnjë paralajmërim. Ndërkohë që veprimi vjen në një kohë kur ka shpërthyer skandali i mbetjeve. Në Filipine u kap një anije me mbi 800 ton mbetje të rrezikshme të dala nga KURUM dhe prokuroria ka nisur hetimet. Por duket se në të njëjtën kohë, kompania njofton mbylljen. Duket sikur fshihet diçka më e madhe.
Skandali me mbetjet
Dy anijet në pronësi të kompanisë Maersk u nisën në fillim të korrikut nga Porti i Durrësit, me kontejnerët që mbanin rreth 816 ton mbetje brenda tyre. Bëhet fjalë për një lloj pluhuri që ka dalë nga furrat e “Kurum’ në Elbasan.
Pluhuri i furrës është një produkt mbetjesh i rrezikshëm që zakonisht vjen nga riciklimi i skrapit të çelikut dhe përmban okside metalike toksike si kadmiumi dhe kromi, që janë të dëmshëm për shëndetin dhe mjedisin. Ky lloj pluhuri kërkon trajtim të kushtueshëm, ndërsa Tajlanda vitet e fundit është parë si një venddepozitimi i ngarkesave të ngjashme nga shumë vende më të zhvilluara.
Kompania e transportit Maersk ka thënë se nuk ishte në dijeni se çfarë ngarkese kishin brenda kontejnerët në Durrës. As qeveria tajlandeze nuk ishte informuar për llojin e ngarkesës që mbartnin dy anijet. Sapo u njoftuan, autoritetet tajlandeze ndaluan futjen e anijeve.
Tani anijet do të kthen mbrapsht. Anija që udhëheq quhet "Maersk Campton" dhe ishte e ngarkuar me 40 kontejnerë, mbërriti e para në Singapor dhe i shkarkoi kontejnerët në datën 18 gusht. 40 kontejnerët do të ngarkohen në anijen me emrin "MARIA SAVERA" që do t’i transportojë drejt Italisë. Më pas një anije tjetër do t’i kthejë në Durrës. Anija e dytë me 60 kontejnerë, e quajtur "Maersk CANDOR" ka rezultuar jashtë radarëve që nga data 9 Gusht, një kohë relativisht e gjatë dhe pritet të mbërrijë në Singapor në datën 24 Gusht. Llogaritet që të dyja anijet të jenë në fund të shtatorit në vendin e origjinës, pra në Shqipëri. /Pamfleti
Lini një Përgjigje