TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia26 Gusht 2024, 21:05

Lista/ Familjarët e politikanëve “zaptojnë” administratën, ja ku i kanë “sistemuar” bashkëshortët dhe fëmijët ministrat e deputetët

Shkruar nga Pamfleti

Lista/ Familjarët e politikanëve “zaptojnë”

Ku janë të punësuar familjarët e ministrave dhe deputetëve? Nga Kryeministria, në ambasada, drejtori, bashki e ministri, emrat që kanë marrë ofiqe...

Kryeministri Edi Rama, në Kongresin e 28 korrikut kritikoi ashpër të vetët, teksa vendosi që asnjë drejtor të mos ishte pjesë e delegatëve. Po ashtu është folur shpesh për një frymë të re në administratë. Por edhe pse kryeministri premton sikur lufton nepotizmin dhe u hap derën të rinjve, në fakt realiteti është krejt ndryshe.

Gratë, bashkëshortët, fëmijët dhe të afërmit e politikanëve gjithmonë janë më të privilegjuarit. Janë ata që marrin postet më të mira në administratë. Mjafton të shohim deklarimet pasurore të politikës dhe kuptojmë se ministrat dhe deputetët, gratë, burrat apo fëmijët i kanë të punësuar nëpër pozicione fitimprurëse. “Pamfleti” ka nxjerrë një listë që tregon se ku i kanë të punësuar politikanët familjarët e tyre.

Të dhënat janë marrë në deklarimin që kanë bërë ata në ILDKP për vitin 2022 dhe janë 23 emra që kanë treguar se të afërmit i kanë në institucionet publike. Shumë të tjerë kanë deklaruar se i kanë në shtet, por kanë fshehur emrat e institucioneve.

Shumë të afërm ministrash e deputetësh punojnë te Doganat, Tatimet, në ministri, bashki dhe institucione të tjera. Por ka dhe nga ata që kanë prekur institucionet ndërkombëtare, siç janë NATO dhe OKB.

Disa të tjerë i kanë të punësuar në bashki, ISSH, OST, Fondi Shqiptar i Zhvillimit apo Agjencia e Kadastrës. Më poshtë është lista që tregon se ku i kanë sistemuar politikanët familjarët e tyre.

Ja ku janë punësuar familjarët e politikanëve:

1.       Albana Koçiu, bashkëshorti te Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;

2.       Arbjan Mazniku, bashkëshortja e punësuar te Këshilli i Ministrave

3.       Ogerta Manastirliu, bashkëshorti tek Ambasada e Çekisë

4.       Antoneta Dhima, bashkëshorti i punësuar tek Albpetrol, djali te Banka e Shqipërisë

5.       Bardhyl Kollçaku, bashkëshortja te Ministria e Mbrojtjes, djali në NATO

6.       Bujar Çela, bashkëshortja e punësuar te Bashkia e Lushnjes

7.       Denis Deliu, bashkëshortja tek Institucioni i Komisionerëve Publikë

8.       Eduart Ndreca, bashkëshortja te Zyra Arsimore Lezhë

9.       Evis Kushi, bashkëshorti tek OST

10.   Fadil Nasufi, vajza te Fondi Shqiptar i Zhvillimit

11.   Fatmir Mediu, bashkëshortja te Ministria e Transportit

12.   Ferdinad Xhaferraj, vajza te Koorporata e Investimeve Shqiptare

13.   Florenc Spaho, bashkëshortja te Bashkia Elbasan

14.   Gertjan Deda, bashkëshortja tek Agjencia e Kadastrës

15.   Gerta Bardeli, bashkëshorti në Bashkinë e Shkodrës

16.   Ilir Ndraxhi, vajza te Hekurudha Shqiptare

17.   Ilir Topi, bashkëshortja te Zyra Arsimore Tiranë

18.   Milva Ekonomi, vajza tek United Nations Development Programme (OKB)

19.   Nasip Naço, vajza tek Agjencia e Sigurimit të Depozitave

20.   Qani Xhafa, vajza te Ministria e Turizmit

21.   Samir Hasalla, bashkëshortja tek ISSH Elbasan

22.   Shpëtim Idrizi, bashkëshortja te Banka e Shqipërisë

23.   Etilda Gjonaj, bashkëshorti te Drejtoria e Tatimeve

/ Pamfleti

Lini një Përgjigje