TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia25 Gusht 2024, 15:17

Vlorë/ Acarohen turqit te “Flamurtari”; Babloku i mashtroi për ndërtimin e stadiumit dhe 6 kulla e 13 pallate rrotull tij

Shkruar nga Pamfleti

Vlorë/ Acarohen turqit te “Flamurtari”; Babloku i mashtroi

Dy kompanitë turke “Atlas Global” dhe “TRK Group” që menaxhohen nga turkesha Nerve Korkmaz, kanë paralajmëruar se nuk do ta financojnë më ekipin e futbollit të Vlorës, nëse nuk do fillojnë ndërtimin e stadiumit dhe kullat por më 22 gusht, krye bashkiaku Ermal Dredha, me urdhër të Bablokut ua zgjati me 1 vit kontratën, si një joshje garancie për  pazarin...

Më një urdhër nga Babloku, këshilltarët e Bashkisë së Vlorës, kanë ndërprerë 1 ditë pushimet me 22 gusht, dhe janë mbledhur për të zgjatur me 1 vit, kontratën e financimit të Futboll- Klub “Flamurtari”, me dy kompanitë turke “Atlas Global” e “TRK Group”, të cilat kanë vendosur administrator të shumë përfolurin Sinan Idrizi.

Turqit e kishin ndërprerë financimin e për rrjedhojë, pa një kontratë financimi e administrimi, rrezikohej që ekipi “Flamurtari” të mos regjistrohej për sezonin e ri futbollistik, ndërsa sekseri i turqve, Sinan Idrizi zbatoi skenarin e tyre, duke bllokuar dokumentet e financimin.

Por ky ngërç u tejkalua, duke e zgjatur me 1 vit, deri më 22 gusht 2025, kontratën e administrim-financimit nga turqit, bllokazhi i të cilëve, nuk kishte lidhje me merakun për ringjalljen e ekipit “Flamurtari”, por me një biznes ndërtimi në Vlorë.

Bëhet fjalë, për pazarin që turqit bashkë me sekserin e tyre Sinan Idrizi, bënë me kryeministrin Edi Rama në muajin qershor 2023, për të ndërtuar stadiumin e ri të Vlorës dhe 6 kulla e 13 pallate 12-15 kate rrotull tij.

Vlorë/ Acarohen turqit te “Flamurtari”; Babloku i mashtroi
Projekti i stadiumit "Flamurtari" /

Sipas pazarit e premtimit, ndërtimi stadiumit të Vlorës dhe kullave e pallateve, duhej të fillonte  brenda muajit shtator 2023, nga dy kompanitë turke “Atlas Global” dhe “TRK Group”, që i menaxhon turkesha Nerve Korkmaz, e cila përveç ekipit “Flamurtari” ka pasur dhe menaxhimin e koncesionit të markimit të karburanteve.

Vlorë/ Acarohen turqit te “Flamurtari”; Babloku i mashtroi
Sinan Idrizi dhe Nerve Korkmaz

Por Babloku, nuk u dha dhe nuk po u jep klientëve turq lejet e ndërtimit dhe asnjë shpresë për to; megjithëse të dy pazarxhinjtë kanë të përbashkët sekserin Sinan Idrizi, i cili ka firmosur dhënien e çarterit turk në përdorim për Edi Ramën.

Turqit kanë prova, se Edi Rama ua ka dredhur për pazarin e ndërtimit të stadiumit dhe kullave e pallateve rrotull stadiumit, duke ua premtuar disa ndërtuesve të lidhur me klanin e Gramoz Ruçit, i cili është futur në biznesin e ndërtimit në Vlorë, nëpërmjet Edi Ramës dhe Kryetarit të Bashkisë, Ermal Dredha, vëllai i dhëndrit të tij.

Për të qetësuar turqit e kompanive “Atlas Global” e “TRK Group”, që janë pjesë e klanit mafioz ekonomik-fianciar të Erdoganit; kryeministri  Edi Rama inskenoi zvarritjen tjetër ndaj tyre.

Ai urdhëroi krye bashkiakun e Vlorës, Ermal Dredha dhe këshilltarët socialistë të Bashkisë, t’i zgjatin me 1 vit kontratën e administrimit të ekipit “Flamurtari”, si gjoja kohë e mjaftueshme për procedurat e nisjes së ndërtimit të stadiumit me 6 kulla e 13 pallate rrotull.

Por sipas informacionit nga Këshilli Bashkiak i Vlorës, turqit nuk e kanë besuar as këtë mashtrim të Edi Ramës; dhe për ta pasur pazarin e premtimin me dokument ligjor e zyrtar, i kanë kërkuar nënshkrimin e një kontrate investimi paraprak, mes kompanive të turke e “Atlas Global” e “TRK Group” dhe qeverisë shqiptare e Bashkisë së Vlorës./Pamfleti

projekti i stadiumit babloku turqit

Lini një Përgjigje