SPAK le ta marrë si indicie dhe ta hetojë këtë vjedhje me letra zyrtare false në vlerën 26.4 milionë Euro shtesë në favor të Vilma Nushit, që ministreshat Ogerta Manastirliu e Delina Ibrahimaj nuk do guxonin ta bënin pa bekimin e Bablokut...
Megjithëse 3 koncesionet e Ilir Beqjes në shëndetësi janë nën hetim intensiv nga SPAK e për një prej tyre janë bërë arrestime, ministresha Ogerta Manstirliu, ka lënë gati për zbatim skenarin e zgjatjes së PPP-së së Check-up të Vilma Nushit.
Sipas informacionit, 3 javë para largimit nga detyra, Manastirliu ka dërguar në Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve (ATRAKO) pranë Ministrinë e Ekonomi-Financave, draft-kërkesën për të zgjatur me 2 vite kontratën koncesionare të kontrollit mjekësor.
Në kërkesën e çuar nga Ogerta Manastirliu, thuhet se zgjatja e afatit të Check-up, duhet bërë në bazë të Pikës 3.1.1 të kontratës së datës 7 janar 2015 lidhur mes Ilir Beqjes e Vilma Nushit, ku përcaktohet se koncesioni zgjatet për aq kohë sa bllokohet nga qeveria ose për shkaqe natyrore.
Si argument, është përdorur bllokimi i “Check-up” në periudhën e “Covid 19” maj-korrik 2020, kur qeveria me Akt Normativ pezulloi bërjen e kontrollit mjekësor dhe pagesat për Vilma Nushin, duke e kaluar fondin 4.2 milionë Euro të asaj periudhe për ilaçe e pajisje anti-covid.
Por në skenarin e Ogerta Manastirliut për zgjatjen e kontratës së “Check-up”, ka dy mashtrime të cilat janë vjedhje fondesh shtetërore me letra false, që shkojnë te xhepat e Vilma Nishit, te Babloku e “ca dardha i ha” edhe Ogerta.
Mashtrimi i parë është ky: Megjithëse kontrolli mjekësor nuk u bë realisht për 3 muaj, pagesat për Vilma Nushin gjatë vitit 2020 janë bërë të plota nga ministria dhe Fondi i Kujdesit Shëndetësor në vlerën 13.2 milionë Euro me TVSH.
Mashtrimi i dytë është ky: “Check-up” është bllokuar vetëm 3 muaj për shkak të “Covid 19”, ndërsa ministresha Manastirliu ka vendosur dhe i ka kërkuar Ministrisë së Financave, që zgjatja të bëhet për 2 vite, me vlerë shtesë 26.4 milionë Euro mbi vlerën totale 132.2 milionë Euro.
Sipas ligjit për PPP-të dhe Pikës 3.1.1 të kontratës, koncesioni zgjatet për aq kohë sa është bllokuar e asnjë ditë më tepër, ndërsa Manastirliu ka kërkuar të zgjatet 2 vite, kur realisht nuk duhet zgjatur as 1 ditë, mbasi Vilma Nushi është paguar plotësisht.
Edhe ministresha e Financave, Delina Ibrahimaj, para largimit nga detyra i ka dhënë miratimin Agjencisë së Koncesioneve, për të trajtuar kërkesën e zgjatjesc së afatit të “Check-up”, duke ia lënë në dorë pasardhësit të saj Ervin Mete.
Për të realizuar këtë skenar vjedhjeje, Manastirliu ka hartuar dokumente e të dhëna zyrtare false, sikur “Check-up” është bllokuar dhe nuk është paguar për 2 vite, kur krejt emergjenca e “Covid 19” dhe masat bllokuese për popullatën zgjatën afro 7 muaj.
SPAK le ta marrë si indicie dhe ta hetojë këtë vjedhje me letra zyrtare false në vlerën 26.4 milionë Euro shtesë në favor të Vilma Nushit, që ministreshat Ogerta Manastirliu e Delina Ibrahimaj nuk do guxonin ta bënin pa “bekimin” e Bablokut. /Pamfleti
Lini një Përgjigje